S’më duhen vargje…Jahe Fida


Nuk shkruaj për tituj e ofiqe

As për medalione e çmime

Vagjet s’i ngarkoj me pislliqe

I nxjerr prej shpirti e zemrës sime.

I dua vargjet të jenë jetësorë

Prej shpirtit tim forcë le të marin

Si dua të buçasin si dashi me këmborë

A të imitojnë e luajnë tellallin.

As si manikinë vargun se pranoj

Ç’veshur lakuriq si ndonjë ” bukuroshe “

Të atillë le të shkruaj kush të doj

Unë nuk ulem kurrë në atë qoshe.

Vargun e dua të gjallë me t’vërtetë

Të përcjellë mesazhe qoftë pa metaforë

Sa më shumë njerëz vargu të prekë

Pranverë të sjellë dhe në kohë me borë.

S’më duhen vargje për çmime, ofiqe e tituj

As për të më cilësuar penë ar

As për konkurëse ku të emërtojnë penë ndritur

Etiketime të tilla më mirë i djeg në zjarr…

Jahe Fida

Të drejtat e autorit mbrohen me ligj.