Smith-Petraq Pali


episodi 23

Avokati kishte kohë i strukur e i trembur mbas lirimit dhe urdhërit të mbrojtjes nga policia. Ai e ndante jetën mes Sofisë (nga e cila dhe e pësoi), dhe fëmijëve të tij. Me thënë të drejtën, fëmijët e mbanin afër, ndërkohë që e shoqja e mëshironte mbas divorcit, mbasi i kishte marrë po thuaj tre të katërtat e pasurisë që ai i kishte vënë kapitalin,por gjykata e mjergullt si kudo anon nga e padrejta. Gruaja ka më shumë favore në çdo rast. Mbeti në udhëkryq, i mënjanuar nga familja dhe nga pasuria e fituar gjatë viteve. Gjithë jetën kishte vënë paratë duke mbrojtur ata që paguanin më shumë. Ky ishte parimi shoqërisë e jo e drejta. Korrupsioni bëhej hapur. Mundohej të ishte këshilltar i zonjës Sofi si bashkëjetues i saj e cila pasurohej çdo ditë e më shume në mënyrë galopante nga bizneset e që po i shumëfishoheshin. Nuk donte të dilte para Smithit, të cilit i ruhej. Nuk deshte të përplasej me të, mbasi ia dinte huqet dhe bëmat. Nuk lakmonte paratë e zonjës Sofi, por përpiqej të ruante harmoninë dhe qetësinë e tij si katalizator. Smithin hera -herës e këshillonte dhe e orientonte se duhej të ruhej nga përplasjet si me shtetin dhe me gangot, keqbërësit, kriminelët e drogaxhinjtë, mbasi ishte në qëndër të vëmëndjes në komunitet. Karlua, nga ana tjetër kërkonte t’i largohej “perandorisë” së Sofisë. Me avokatin s’e lidhte asgjë veç ndonjë drekë apo darkë që hanin me ndonjë rast për inerci. Smithi nga ana tjeter përpiqej t’i mbante ekuilibrat e miqësisë së shtirur mes të dyve si në balancë. Klara e mbështeste. Zonja Sofi, ua kishte bërë të qartë, se i biri ishte i zoti dhe pronari i gjithçkaje dhe ai do vendoste si tani që ajo ishte gjallë, por edhe me pas si pronari një.(Avokati nuk donte që Sofia së gjalli të dorëzonte gjithçka. Ai kishte hallin e tij se mund ta braktisnin totalisht edhe fëmijët, megjithëse deri tani e respektonin ashtu si e dënonin nga divorci me të ëmën e tyre, si djali e vajza ia vinin hera -herës ne dukje gabimin. Jo çdo gjë shkonte mirë, kryesisht për Smithin nga ana e shtetit. Atë hera -herës agjentë të ndryshëm dhe të rendësishem të FBI-së, i zinin në gojë në çdo takim, kur i thoshnin se fitove pafajësinë se ishim ne dhe si i tillë e kupton vetë ti se ç’duhet të bësh. Gjëndje kjo që Smith, nuk e duronte as e gëlltiste dot, po as mund të komukonte me njeri apo të merrte mësim nga ndokush. I kërcënuar pak a shume do bënte e vepronte siç thoshin ata. Arriti të kuptonte më së fundi se në çdo çast, ai do ishte me hije nga pas. Këtë gjë , kur firmosi ca si “kushte”në burg nuk i hamëndësonte pasojat. Avokati, si “dinak” që ishte, por dhe si “ligj zbatues” kuptoi se Smith, nuk ishte më ai djali rebel,apo bëmëmadh. Sot varej nga dikush. Kush mund të fliste me të e ta orientonte apo t’i thoshte bëj të kundërtën. Kushdo i kuptonte mirë situatat dhe të gjithë heshtnin. Në shumë raste Smithi, nga stressi, nga frika, nga pabesitë që paraqiteshin çdo ditë me miq, me shokë i dukej vetja sikur të gjithë dinin se çfarë roli luante ai në shoqëri e në punë. Të gjithë përpiqeshin të distancoheshin apo të mos përplaseshin me të. Dhe më pas ai, u bë një nga njerëzit, që komuniteti dhe e donte, por dhe nuk e donte, e besonte, por edhe nuk e besonte. Gjithsesi reputacionin çdo ditë e rriste më shumë. Ai ishte mbështetur me më të fortët e të fortëve. Ata ndoshta e merrnin me mënd që nga karakteri stoik që kishte, kurrë nuk do i tradhëtonte dhe të bindur për këtë e mbështesnin. Ai ishte brenda tyre. Por dardha e ka bishtin prapa. Ata ishin komunitete të “egra” që çdo herë kishin probleme si dhuna, vrasje, përdhunime, shkatërrime, korrupsion, drogë, prostitucion… FBI-ja, shteti brënda shtetit, këta tipa i fut në valle pa kuptuar dhe nuk dalin më kurrë nga vallja. Privatësia, çensura, intimiteti, siguria, garancia, besa janë primare në këto “ndërmarrje” të rrezikshme. Vetëm konspiracion kërkohet qoftë të japësh edhe jetën. Hesht, hesht, vetëm hesht, hesht! Dhe njerëzit e tij u mësuan të heshtnin,por jo kundërshtarët. As ata që morën peng avokatin, as sherifi, ish burri Greisit,të dashurës Karlos… ******

vijon..