“SOFRA E DEMOKRACISË”


Zylfo Goxhari

“SOFRA E DEMOKRACISË”

Në këto ditë të nxehta gushti,

Ku dhe hëna të djeg si prushi,

Mbas një shiu të lehtë behari,

Eh sa largë më dukej mali,

Po plakemi,po ikim,vështrojmë,

Po varrosemi për së gjalli,

T’a ngjisja më kishte marrë malli!

S’u ngjita as lartë nëpër rrëza,

Pllajat gjithë stane ,blegërimë,

Të shikoja si ngriheshin thëllëzat,

Të dëgjoja bilbilat nëpër degë,

Me erë mali t’më mbushej kraharori

S’munda, u ula në një lëndinë erë mirë,

Aromë lule cjani era trëndelinë!

Thash të ikja nga rrëmuja,rrëmeti,

T’a qetësojë shpirtin,larg nga qyteti,

Të shtrihesha mbi barin e lagur,

Të ëndërroja nën kalrtësinë e qiellit,

Largë syve dhelpërakë ,

Që veniteshin nën rrezet e diellit,

Ata vetëm mallkim të jepnin!

U qava nga shiu,rashë në breshër,

Gjithë lëndinat,pëllëmbë e dhelpër,

Dhe shkëmbinjtë vinin era qelbës,

Ndonjë kunadhe më të rallë,

Ujqër dhe çakenjtë kapedanë,

Mbushur rrëzat gjer poshtë në luadh,

Në dorë dhe pyjet kishin marrë!

Ujqërit kanë ndërruar qimen,

Dhelprat janë bërë më finoke,

Qelbësit hanin minjtë,sot vetëm pula,

Çakenjtë që s’ngopeshim me kërmë,

Sot janë ulur në mes të sofrës, o loke,

Po të lidhin këmbë e duar me zinxhirë,

Sa kockë e fortë kocka jote!

Kafshët e pyllit në kohë moderne,

Pse të rrethojnë fshatrat,janë shkretë,

Bujrum u thonë miqtë e rinjë,e të vjetër,

Nga ju mësuam si bëhet shtet,

Ua kemi borxh një sofër në qytet,

Kur të bëjmë zgjedhjet mëdysh a më tresh,

Bileta juaj një votë,bleta juaj një sekret!

Sa të jenë të bashkuar dhelpërakët,

Dhe finokët,bileta do jetë votë,

Vota do vlej sa një grusht miell,

Ata do trashin qafën dhe kokën,

Ti o popull ngopu me një lugë ckrop,

Po ke ftohtë ngrohu në diell,

Harroje te ulesh në atë sofër,

……. S’është për ty po për të tjerë!

About Post Author