Sokrat Habilaj-NËSE DUHET BESUAR NJË BURRË


Sokrat Habilaj

NËSE DUHET BESUAR NJË BURRË

Mos i besoni një burri që fletë pa lidhje,

Dhe mallin për një grua e merrë si lojë.

Do të bëj të lumtur, premton që në nisje,

Po ai s’mundet, s’mundet edhe të dojë!

Mos i besoni një burri që beson te vetja,

Se ai do ta bëjë një grua që t’i qesh nuri.

Po gratë, për dreq s’janë kaq të thjeshta,

Që t’ua lexoj lumturinë syri i një burri.

Mos i besoni një burri që mendon si trill,

Se me lumturinë e një gruaje ka një pakt.

Po mbase më mirë që burrat janë të tillë,

Që asnjëherë s’i kuptojnë sa duhet gratë.

Nëse s’doni të keni dilema e pikëpyetje,

Se burrat flasin kot dhe kur flasin bukur.

Duhet të gjeni si provë një grua të vetme,

Që i premton një burri ta bëj të lumtur!

Po kur të ndodhë që të gjendeni ngushtë,

E kërkoni një sup ku të mbështetet malli.

Besoni një burrë që ju do pa asnjë kusht,

E më pas do thoni:-Ja vlejti gënjeshtari!

About Post Author