Sokrat Habilaj:Shën ti…


Sokrat Habilaj
Mund të rendja deri në fund të jetës,
Deri sa të të gjeja ty, herët apo vonë.
Se fëmijëve të mi, muret e kujtesës,
Nuk ua lija dot, pa pasur një ikonë.

Si lija dot pa një kult, pa një faltore,
Pa një SHËN TI, që të bënin lutjet.
S’isha unë që të ktheva në shenjtore,
Unë jam muri ku ti mbështet supet.

Fund viti 2021

About Post Author