Sokrat Habilaj:Të kisha thënë për lotin…


Sokrat Habilaj

Të kisha thënë për lotin…

Të kisha thënë se loti që rrjedh në faqe,
është shpirt i vrarë që humbet për pak çaste…

Të kisha thënë, loti është një funeral,
Kur kalon ai, veç trishtimi s’bindet të ndalë…

Të kisha thënë, edhe kur sheh diku një lot,
ndalu, përule kokën, hesht, nëse s’loton dot.

Të kisha thënë…Kot të kam thënë gjithsesi,
se s’bëre asgjë për të ndalur lotët e mi…


About Post Author