SOKRATIANE
Të mençurit i zbukurohen vdekjes
sikurse nusja ditës së dasmës.
Në këtë botë mbjellin mirësi.
Gjithçka për të tjerët –
këtë e kanë qëllim jete.
Nëpërmes mirësisë,
kalojnë në botën e vërtetë,
nëpër mrekullitë e parajsës –
ku nuk vdiset.