Nga Greqishtja e vjeter Perkthim nga Janko LL PALI’Mesues i Merituar” (nje fragment)
Dobishmëria e llogjikës.

Fragment…
I urti Sokrat shëtiste një herë fare i qetë,nëpër rrugët e Athinës. Pa pandehur pa së largu Pumpon-in,bir të Borgomenos,një hamall plak dhe lypës. Mbasi e dinte që Pumponi i cili sulmonte të gjithë me lutjet e vajtimet e tij të bezdisëshme, Sokrati deshi të hyjë në një rrugë tjetër për t’i u shmangur takimit me lypësi,por qe tash shumë vonë.
Pumpon-i e pa dhe i thirri përzëmërsisht : “Përshëndetje tij, o Sokrat, bir i Sofronikus-it !Hyjnytë të kanë dhënë uratë dhe lumturi, mëndje të mpreftë, zëmër të mëshirëshmë dhe dorë që i pëlqen të japi.
Mbasi tha këto fjalë, vrapoi ndaj viktimës së tij me një dorë të nderë, të gatëshme për të marë obolin që e quante se e kishtë merituar !
I urti e quajti veten të humbur,kur ja …i erdhi në mëndje një mendim i mbarë; Ndal i tha vehtes, ç’farë skandali do të bënte gruaja ime e dashur,sikur të dijë se unë dhashë një obil të tërë të pa punit Pumpon, të cilit Athina i jep tash kaqë shumë.!
Dhe duke buzëqeshur me dashamirësi i foli lypësit kështu:
“A më thua o Pumpon,bir i Borgomenos ; Ç’farë preferon të marish nga unë,një obol të vjetër, apo don të të provoj tij, se ti Pumpo, nga të gjithë burrat e Athinës,ke,posedon,më të madhen pare ? Unë të këshilloj të mendosh mirë mbi propozimin tim, më parë se të zgjedhish midis dy dhuratave që kam për tij !
Pumponi,inguronte për një të tillë alternativë dhe nuk ishte i pregatitur. Ay ndiente dy zëra të brëndshëm; njëri thoshte “Merre Pumpon; është më mirë të kesh një obole të vjetër në xhep,se dhjetë copa floriri për pullazim”por tjetri zë i fliste jo më pak bindshëm; “lëre obolin,mos harro se i urti të dha fjalën: ay mund të të japi një pasje të madhe”.
Pra,folë! Nxitonte Sokrati, unë duhet të shkoj në shtëpi,s’kam marë çelësin e shtëpisë sot. Ç’farë ke zgjedhur ?
“Dhurtinë tënde të dytën, u përgjegj me nxitim Pumpon-i, se fjala e fundit e të urtit i tregonte atij rrezikun që ay mund të shkiste, tuke mos i dhënë as njërën as tjetrën dhurti.
Sokrati sipas methudhës së tij, filloi : “ Mos ty,o Pumpon,bir i Borgomenos,nuk je gjat tërë ditës në rrugë ? Kudo që të ecim, apo kudo që të ndalim; mos në Pire apo në Akropol,në Parthenon a po në Agora ; kudo dhe në çdo kohë nuk mundemi të shofim të mirin Pumpon,të birin e Borgomenos, a kam të drejtë Pumpon ?
“ Me siguri po ,o i urti bujar”,pranoi Pumpon-i, tuke mos ditur ç’farë Sokrati desh të thoshte.
“Mirë ! Ty e pranon. Dhe tani më thua, o Pumpon,a bën ty diçka për gjat kohës,mos bën edhe ty ndonjë punë ? Folë !
“Sigurisht klithi Pumponn-i, me krenari, për nur të madhit Zeus unë bëj disa porosira !
“Mirë; unë e di; u gjegj dijetari, po ty ke çdo ditë kohë të lirë a po jo ? e pranoni këtë ?
“Po për ç’farë shkaku të thom jo” ?
“Shumë kohë apo jo” ?
“Po,po”!
“Bile shumë shumë kohë”?
“Sigurisht o i urtë zotëri e mjeshtër! Po ç’farë kërkon më?
“Avash avash o mik : Ty vetë e pranon dhe do pranosh në se do mendosh mirë, se ty ke më shumë kohë se të gjithë burrat në Athinë, që kanë një farë profesioni.
“Epranoj” !
“Mirë ! Ty mund të më thuash dhe me të drejtë se se ti,Pumpon-i, bir i Borgomenos mga të gjithë njerëzit në Athinë kë tepër shumë kohë. Po a e njef ti fjalën e urtë të cilën e thotë vetë populli ?
“ Po u gjegj i pyeturi i habitur” !
“ Shumë mirë at’here ti njef gjithashtu edhe fjalët që thotë populli, “Koha është flori”?
“Sigurisht që i njof ato” !
“Dhe që,proverbat thonë kurdoherë të vërteten”?
“S’do mënd që ashtu është”!
“Pra dëgjo tani ! Koha është flori! Shumë më teper kohë eshtë shumë më teper flori.Ti Pumpon,i biri Borgomenos –it nga gjithë burrat në Athinë,ke më shumë kohë dhe si rrjedhim ti ke,po ashtu o i miri Pumpon shumë më teper para nga të gjithë njerëzit e Athinës.
Tuke triumfuar dijetari shikoi viktimën e tij e cila qëndronte më këmbë krejt i dëshpëruar.
I gëzuar Sokrati shkoi në shtëpi dhe ish i kënaqur fort me anë të fuqisë së pa mundëshme te llogjikës kish kursyer obolin,ndersa fort i dëshpëruar Pumpon shkoi brenda mehanes më të afërme per të u ngushulluar me anë të parëve të cilat ata të pa urtet u jipnin atyre.
( Perkthyer nga “IDO” një pjellë amorfe e kundër Esperantistëve )
Mars 1978 – Janko LL Pali, “Mesues i Merituar”
-Kopjuar nga orgjinali pa as me te voglin ndryshim nga une PJP I biri mare nga letore 44 faqe 33.As nje s’ka te drejte te mari autoresine e perkthimit dhe te pershtatjes pa permende autorin e ketij perkthimi-