SOLIN – VENDLINDJA E MBRETIT ILIR DIOKLECIAN-I


Shenasi Aliu

Është qytet antik i cili gjendet në Dalmacinë Ilirike, shënimet na japin të dhëna se qyteti daton nga shekulli i 4 para Krishtit. Emërtimi i tij në gjuhën latine është SALONA, kurse sipas shpjegimeve të historianëve dhe arkeologëve gjerman, të gjitha fjalët të cilat marrin prapashtesën -ona janë fjalë të cilat kanë prejardhje nga gjuha Iliro-shqipe. Qyteti Salona gjendet afër Split-it Dalmaci, ky qytet ka afërsisht 24.000 banorë. Mes për mes qytetit kalon lumi Jadro. Ky qytet në antikitet ka qenë skelë shumë e rëndësishme detare. Është qytet me të kaluar të begatë historiko-kulturore. Në qytetin Salona ka lindur mbreti Iliro-Dalmat Diokleciani, ai ka lindur në shekullin e tretë, në mes viteve 236 deri në vitin 245 dhe ka vdekur në vitin 312 në Split, emëri latin i këtij qyteti ka qenë SPALATO. Kurse sot gjendet në Split Pallati dhe Sheshi me emërin Dioklecian-i. Emëri i vërtetë i tij ishte Gaius Aurelius Valerius Diocletianus. Ishte mbret i cili dominoi dhe udhëheqi mes viteve 284 deri 305 dhe për këtë periudhë ai bëri reforma të konsiderueshme në drejtësi. Ishte kënaqësi të eci në vendet nëpër të cilat kishte shkelur ky mbret i fundit Ilir………. (d.v.) sh.a.

About Post Author