Sonet nga romantiku francez Sën Bëv- Përktheu: Gëzim Baruti


Unë s`jam nga ata për t`cil`t bisedat, ngritur

Në qoshe t`oxhakut kanë shum` ëmbëlsi;

Sepse kam gjith` t`afërmit, gjahtarë plot furi,

N`ëndërrim qensh të rregjur, tufe të stërvitur,

Dhe bujq duke folur në livadhe e ara,

Dhe gjyqtar`n e paqit me motrat shkuar moshe,

Dy bukuri t`ashpra që flasin në një qoshe

Për portretin që shohin të nderë aty përpara.

Oh! Sa dua në k`të dërdëllisje të kotë,

Gjith` mbrëmjes, qetësi, një heshtje të plotë;

Të jem i ulur pa mendim, dëshir` e drojë;

Dhe, vetëm, këmbët n`oxhak, nga urët ndriçuar,

Të ndiej erën të rrahë, çatmat duke rënkuar,

Drutë të digjen, e kazanin të këndojë!

Përktheu: Gëzim Baruti