
Dukej
Shkoja, vrapoja gjithmonë drejt diellit,
e gjithmonë vonohesha.
Doja të gjeja botën për të ndryshuar botën time ,
e dashuruar si gjithmonë me heshtjen .
Kisha harruar se në botë eshtë gjithmonë dikush që pret dikë tjetër, qoftë në shkretëtire apo në një metropol të zhurmshëm .. kjo nuk ka rëndësi .
Ndihesha mire..!
Ndoshta ngaqë isha i mbrojtur , isha në paqe me veten .
Dhe pastaj …
duke parë në sytë tuaj ,
duke parë atë pikën ku universi mund të ndryshohet ,
të gjitha ngjyrat ishin aty , dhe më e bukura më dukej e çuditshme.
Ajo pika ku ti ndaleshe: më përqafoje me veshtrimin tënd duke më futur në botën tënde të brëndshme..
Ju e dinit se çfarë kërkoja, sepse ju dinit një mënyrë për të ndryshuar botën:
Të shohim bashkë !!
Pamjet e asaj sigurie të jashtëzakonshme.. thjeshtë të kryqëzojmë vështrimet , sytë, tek të dy .
..thuajse më dukesh
aq i qetë , kur imagjinoj një takim të bekuar, mes nesh, sa magjepsës të të shoh , aq sa të mos besoj se je një njeri .
Ti je një kreature njerzore !? !