Sonja Haxhia:Kur mendoja të përshkruaj veten


Sonja Haxhia

Kur mendoja të përshkruaj veten

Kur mendova të përshkruaj veten time,

mendova se nuk mund të dija.. ishte tronditëse !? .. oh jo..!

Po pse , kam harruar gjithçka që kam jetuar dhe përjetuar !?

Si është e mundur, kam shkruar libra të ndryshëm dhe kam kënduar poezi të panumërta,

mos vallë mbeti shpirti im atje dhe u bashkua me personazhet e mi të mrekullueshëm ?

Kaq e çuditshme..!? Çfarë po ndodh në mendjen time !?

Kam parë kaq shumë, sikur ndoshta kam jetuar 7 jetë ,dhe nuk më pëlqen fakti që dikush nuk ka çfarë të thotë për jetën e tijë ,

sepse është kaq e bukur të thuash e të shkruash me shkronja të mëdha : kam jetuar mirë !

Unë kam jetuar kështu sepse nuk i kam konsideruar kurrë pengesat e tyre të krijuara në miniaturë për të më lënduar , dhe gjithashtu atë që më rrethon dhe kudo e kam injoruar , dhe shpesh , që prej shumë kohësh .

Ndoshta kjo ishte lumturia ime e brendshme dhe një forcë e përjetshme shpirtërore, për të marrë dhe dhënë mirë gjëra positive , te komunikoj me njerëz pozitivë .

-Udhëhiqem nga instinkti im për të mos nënvlerësuar askënd,

për të mos gjykuar kurrë ngjyrat e lëkurës,

mos gjykoj besimet fetare ,

mos bëj dallime as në flamuj, të jem gjithmonë në harmoni e kjo është gjëja më e mirë për të bërë gjuthkush nga ne .

Kjo është ajo që na duhet në këtë botë !!

Respektojme kufijtë, aty ku mbaron liria ime, fillon liria e krijesave të tjera njerëzore , e kur dikush nuk udhehiqesh nga keto parime ? ..kjo është një vdekje vendimtare në jetën e secilit prej nesh !

Për mua ishte vetëm ndjenja e tolerancës për të vazhduar.

Ndoshta edukimi im i brendshëm më ka hapur horizonte të tjera.

Ky është edukimi im !

Po .. po, jam e bekuar nga Zoti ynë i Madh !

Nuk kam takuar shumë binjakë të shpirtit , janë të vështirë për t’u gjetur dhe e gjithë kjo është udhëtim në kohë dhe diversitet, është gjithashtu mirë të dish të bësh dhe të vlerësosh dallimet .

Nëna gjithmonë më thoshte: zotëri lindin, nuk mund të bëhesh.. !

Mora zgjedhje të forta dhe të bukura nga mamaja ime, të largohesha në heshtje.

Qëndron e mbaj vendin tend dhe bëj më të mirën në mundsh , pa lënduar të tjerët .

-Jeta është gjithashtu një lëndim i madh dhe një mision i madh shpirtëror , siç ndodh shpesh, krijesa të caktuara nuk janë ashtu siç do të duken, kanë një përbindësh të vogël e të madh në shpirtin e tyre, po ka vërtet të pa sinqertë. ..ka gjithçka ne kete jete .Ky ka qenë një rrugëtim i bujshëm shoqëror në këtë jetë por edhe i bukur .

-Unë ndoqa ritmin e zemrës sime,ku mëshira dhe mirësia ishin më të forta se çdo gjë,

dhe të bësh këtë modul është vërtet bukur, të ndihesh i lumtur vetëm , dhe të bësh të tjerët të lumtur .

-Pyetja ime e heshtur kur shikoja në sytë e të tjerëve ishte e njëjta ;

Je i lumtur?

Kur unë vetë ulem në një cep të dhomës, ndoshta më shqetësime , ju uroj lumturi dhe paqe të gjitheve .

Megjithatë .. gjatë gjithë rrugëtimit plot humanizëm ndihem e kënaqur .

Unë duhet të kuptoj se jam bekuar nga Zoti,

për të marrë e për të dhene ndihmë , dhe dua të jem pranë njerëzve të tjerë në çdo mënyrë , për të qenë e gatshme për të zgjidh cdo veshtiresi për ta …per mua .

Ky është shpirti im i veshur në të bardhë !

Për të mos harruar kurrë : të dashur miq, kur ju dhemb dicka nuk do të thotë që bota është shembur.. jo, aspak… këto jane leksione, por është edhe bukur të them që kam jetuar për mirë apo edhe në vështiresi e kam dalë më e fortë në mendime… kaq , sepse Zoti hap rrugë dhe mundësi të tjera .

Për të mos humbur kurrë besimin !

Të jesh besnik është një dhuratë nga Zoti.. (kush e ka e ka, kush nuk e ka nuk do ta ketë kurrë) ky është ndryshimi në shpirtrat njerzorë .

Vizion të mirë të dashur njerëz

About Post Author