Sonja Haxhia:Unë iki….


Sonja Haxhia:Unë iki….

Unë iki,
në atë perëndim të errët
drejt ishullit të shkretë
harruar,
tranzitit kohë
dhe anijeve udhëtim në të tjera dete.

Këmbët zvarrë i tërheq,
as gjurmë, as hapa të mos le
pa kthim pas,
tretur në regëtima zogjsh
humbur në re.

Unë iki
përshfaqjes time të re
duke tërhequr pelerinën jetë.
…dhe në fund, atje në ishullin e shkretë:
Një Kryq i Shenjtë më pret!

..nga cikli poetik :
‘ Kthim me Diellin 

About Post Author