Sonja Petro

Mos të lutem
Mos ma helmo shpirtin këtë natë ,
me xhelozinë tënde të pamat ,
zemra ka nevojë veç për ngrohtësi,
për tënden dashuri.
Më pushto në kraharorin tënd,
helmit mes nesh mos i hap vend ,
nuk jam shkëmb jam njeri ,
kam nevojë për ngrohtësi ,
jo për helm-xhelozi …
Sonja Petro