Sonja Petro:Peshë malli


Sonja Petro

Peshë malli

C’peshë të rëndë ka malli ,
vetëm ne të dy e dimë ,
gjithçka tjetër është veç kalimtare ,
për të mbytur pak vetminë.
Unë këtu heshtur eci ,
atje lart heshtur ecën ti ,
malli yt dhe malli im ,
veçse në ëndërr gjejnë shërim …



            

About Post Author