Sonja Petro:Reflektim


Sonja Petro

Reflektim

Në portën e jetës
ndalem e vetmuar
kthyer kokën pas
asgjë s’kam harruar .

Kërrusur prej moshës
dora mbi bastun
hapin e çapitur
që s’më çon askund .

Hedhur përmbi supe
si mantel tradhtitë
dhuratë prej miqve
ashtu pabesitë.

Shumë te dhashë o jetë
gjithçka pata më more
në finish të jetës
përse me harrove !?

Përse më harrove
më le të vetmuar
gjatë gjithë jetës sime
njerëzit kam vlerësuar .

Ndoshta kam gabuar
kam gabuar rëndë
në këtë jetë të ndyrë
s’duhet të mbivlerësoja askënd.

Tashmë është shumë vonë
porta e jetës u mbyll
gjithë sa lashë në këtë tokë