Sonte do të pres me hënën -Arze Hasanaj


Sonte do të pres me hënën

Hëna më tregoi mbrëmë,

se më erdhe në dritare .

Por unë isha e mërzitur,

hënën se besova fare.

As me gojë s’desha ti flas,

hënës i thash gënjeshtare .

Ajo seç mu përgjërua,

para syve m’u përkul shumë,

Nëse ti s’më beson mua,

sonte bashkë do rrim pa gjurmë.

Sa herë që të erret nata,

tek ti do të vjen një pëllumb.

Vjen sapo të bie errësira,

të sjell lule e shikova unë.

Për ty dikush qëndron zgjuar,

gjumin s’ta prish asnjëher .

Veç shikon bukurinë tënde,

sikur lulet plot me erë.

Sonte rri zgjuar me mua ,

ta shikosh ai kur vjen.

Çdo herë nga një trëndafil,

në dritare për ty sjell.

Unë i mora trëndafilat ,

këtu tek dritarja jote .

Një lulishte e mbusha plot,

ditë për ditë po çelin gonxhe.

Unë i mora trëndafilat ,

këtu tek dritarja jote .

Një lulishte e mbusha plot,

ditë për ditë po çelin gonxhe.