Sonte dola natën anës detit-Maksi Luçi


Ah sa e bukur je moj Vlorë

Që në kohën e dovletit

Të thanë nusja me kurorë…

Çapita ca hapa avash avash

Dëgjova dihatjen time

Ah…po plakesh me vehte thashë..

Unë plakem por jo ti Vlora ime…

Në det lëkunden ca varka

Si plakat e lodhura mbi sofate

Mbi to ka rënë e rëndë nata

Ca valëza prekin drunjtë e çdo varke..

Po iki duke çapitur ngadalë

Dhe mbi det do mbeten kujtime

Poezia sonte nga shpirti të dalë

Për ty i valëzuar det

Për ty e dashur Vlora ime…

Mbrëmjet e purpurta rrallë i kuptojmë

Ato nuk vijnë si hyjnitë

Veç mes shpirterash tanë jetojnë

Le te dashurohemi me to një çikë…