Sonte jam ul në stolin tonë-Urim Mezini


Sonte jam ul në stolin tonë

Kur dita thyhet e humb shkëlqimin

T’gjitha mendimet,me sjellin tek ti

Tutje perendimit kam hedh vështrimin

Shumë kohë u bë,,që nuk je kthy

M’kujtohen buzmbrëmjet,prag perendimi

Kur krah për krah ,buzdetit të dy

Pikëzat e ujit nga mallëngjimi

Shkputeshin prej dallge e binin në sy

Më pas vazhdonim ,t’shikonim diellin

Që reve fshihej, për mos me e pa

Zbriste ngadal,lart ndonjë dallge

Sikur frikësohej,që mos me ra

Tek binte poshtë e rrëzohej dita

Muzgu kaltërsin, ngjyroste në arë

Lajmëronte natën,më shpejt të vinte

Që puthjet ,t’fillonim sa më parë

Ndërkohë që kujtoj,kur ishim bashkë

Ti diku larg ,sapo ke lën punën

Ndoshta për ne,thur ndonjë varg

E mi tregon,kur t’vish të shtunën

Me zor po pres,të vish tek unë

Sa qindra herësh e kam ëndërruar

Tani që dita ,po afron më shumë

Çdo çast ndihem më e gëzuar

Sonte jam ul në stolin tonë

Aty ku m’dhurove të ëmblën puthje

Ma more zemrën, at’natë të vonë

E brenda saj, t’gjith mjaltin fute

Që nga ajo ditë, kjo zemra ime

Nuk njeh më brenga as xhelozi

Me zor pret dashurin e jetes time

Të vij e t’shijoj këtë ëmbëlsi