Sonte-Valbona Kolaveri


Sonte,

Më shpuan ëndrrat

Me bajonetë luftrash

Sonte,

Veshët më këmbuan fort

Me gjëmime ferri

Sytë,

Më panë flakë shpirtrash

Rrëmbyer ,

Që digjeshin mes lutjesh,

E fikeshin kobshëm

Prej një lumi të vdekur

Tërhequr mendimesh

Mes telash gjëmbaçë,

Lebetitjesh

Sonte,

E gjithë nata

Ngriu bashkë me mua

Se toka kish zenë plasë

Sonte,

Ëndrrat, dëshirash

Më shëndërruan

Aladin me llampë ndêr duar

Guxova,

Ti thyeja dhëmbësh ,

Dhembjet apokaliptike

Që kafshojnë kobshëm

Ndër damarë

Që kur të zgjohesha

Zhgjëndërr,

Agimet e paqta

Fluturimeve pëllumbash

Të kishin zbardhë.