Sot-Besnik Memelli


Sot do të thoni: – jemi të lirë,

Po ! Shumë e vërtetë është,

Sot cjapi shyt, u bë me brirë,

thoni,a s’është e vërtetë ?!

Sot ti je i lirë, folë ç’të duash,

Fjala jote, nesër do të vrasë,

Sido të flasësh, do të vuash,

Koha, njerzit, janë të pa besë.

Në jetën tënde, hundët futin,

Me djersën tënde, pasurohen,

Ngrite krye, poshtë të zhytin,

Nga pasuria, vjnë e qorohen,

Kodi i punës, etikës e të tjerë,

Nuk zbatohen,flenë në sirtarë,

Mjer punonjësit, e gjorë mjerë,

Çfarë rroge nesër, do të marë.

Sot ju do të thoni ; jemi të lirë,

Të lirë, se s’ke jetën e sigurtë,

Se sa vjen e shtohen, vampirë,

Dhe të detyrojnë, të rish urtë.

Sot, kjo është pasqyra e jetës,

Me pak fjalë, kjo jetë flet vetë,

Flet me gjuhën, e së vërtetës,

Garanci kjo jetë,jo s’do të ketë.