Sot dua të ndjej pranë-Remzie Raci Rexhbogaj


Remzie Raci Rexhbogaj

Sot do ta hapi portën

E kujtimet të vjetra

Dua me Ty të buzëqeshi

Kur isha afër teje Erna

Unë u ndihesha si mbretreshë

Sot dua ta mbushi gotën plotë lot

Dhembjen dhe mallin do t`i vendosi aty

Dua të ndjej pranë meje

Të qeshim së bashku me Ty

Dhe gotën e mbushur lot

Dhemje e mall do t`i përbijë përnjëherë

E të dehem deri në pafundësi

Sot dua të thërras me zë të lartë emrin tënd

Të degjohet deri në qiellin blu

Aty ku gjendet shpirt yt

Zërin tim për ta dëgju

Sot sa do të doja të fluturoja

Mbi dete, fusha e male

Tek Ty Erna kisha më ardhë

Dhe mbi varrin tënd të lotoja

Me Ty të bisedoja e të uluris si e marrë

Ndoshta ky dreq trishtim që po ma zë frymën

Nga dhembja e malli për Ty

Sikur vetëm edhe për një çast

Nga thellësia e shpirtit tim të kishte dalë.

Remzie Raci Rexhbogaj

Mund të jetë një imazh i 2 persona, flaut, klarineta dhe oboe

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 175

Të gjitha reagimet:

7Ti, Arti Jete, Remzie Rexhbogaj dhe 4 të tjerë