Sot dua, dua të puth,
Me afsh të ankthit ndënë xhaketë,
Po prapë…pse prapë më vjen turp?!…
Më dridhet buza si një fletë.
N’u ndeztë zjarr ashtu pa papritur,
Turpi në krahë më merr,
Se ne tashmë jemi të rritur…
Se ne tashmë jemi në moshë,
I druhemi syrit të botës,
E mbushet shpirti si një kosh,
Na i merr frymën, mend e kokës!
Se koha jonë ikën,ikën,
Sekondat kokra portokalle,
Në bark na fut si dreqi frikën,
Viti me njëmijë halle.
Sot dua, dua të puth,
Më buzë të flakta afsh të vjetër,
Jam ndezur dreqin si matuf,
E hidhem pritem ketër.
Në s’do që krismën të ma shohësh,
Në degë lisash rrendur tutje,
Nga ketri hiç të mos më njohësh,
Ma jep, ma jep të shkretën puthje!
