Sot kjo kitarë është i vetmi kujtim..!Ardian Muça


Sot kjo kitarë,është i vetmi kujtim.

Unë shkruaja tekstin,t’i bëje melodinë.

Dashuria jonë u jepte jetë në orkestrim.

Dhe kënga jonë u bë hit,për rininë..!

*

Kjo këngë na dha famë,e na bëri krenarë!..

Madje dhe sot,njerzit e mbajnë në buzë.

Të tjerët këngën tonë e këndojnë me kitarë.

Ndërsa unë mallin për ty e shuaj me muzë!

*

Të dashuruarit hitin tonë akoma e këndojnë!

Ndërsa ne stonojmë e fjalët na ngecin në fyt.

Falë kësaj kënge,dashuritë,buisin e lulërojnë.

Ne harruam autorët dhe tirshtimi po na mbyt..!

Copyright Ardian Muça