Sot-Klara Shehu


Klara Shehu

Sot edhe unë të dua, vetëm sot.

Mbaj mënd më ke thënë që unë të dua vetëm sot.

Ne duhemi vetëm sot, sepse sot është dita që nuk mbaron kurrë,

asnjëherë nuk mbaron dita sot, asnjëherë.

Ajo është çdo ditë. Çdo ditë është sot.

Duhemi sot, sepse duhemi çdo ditë.

Dhe kur të mbaroj dita sot, do filloj përsëri dita sot.

Duhemi sot…, sepse kemi nevojë për njëri tjetrin,

kemi nevojë për praninë e njëri tjetrit,

kemi nevojë për frymën e njëri tjetrit,

kemi nevojë të falenderojmë ekzistencën e njëri tjetrit,

kemi nevojë të jemi bashkë pa ndonjë qëllim,

kemi nevojë të jemi bashkë pa asnjë paramendim plotësues,

thjeshtë kemi nevojë të jemi bashkë pa na shtyrë askush pranë njëri tjetrit,

pa na detyruar kush dhe as për inatin e kërkujt.

Sot ne keni nevojë të pijmë kafen e mëngjesit bashkë të dy.

Kemi nevojë të shëtisim të dy bashkë, pa folur…të kapur për dore.

Kemi nevojë t’i themi natën e mirë njëri tjetrit duke u puthur.

Vetëm sot.

Sot ne ndjejmë. Ndjejmë dashuri për njëri tjetrin.

Çudi, vetëm sot ndjemë dashuri.

Sot, rindjemë aromën e njëri tjetrit për herë të parë…

aromën e zemrës, aromën e lëkurës, aromën e frymës.

Vetëm sot.

Sot, ne nuk kemi vende të lira pranë vetes,

ne nuk kemi hapësira boshe për tu mbushur nga të tjerë,

ne nuk pranojmë njeri tjetër midis nesh sepse kemi njëri tjetrin.

Midis nesh nuk ka hapësirë të lirë, vetëm sot.

Ne nuk punësojmë njeri të na plotësoj dëshirat tona,

as kënaqësitë tona, as pasionet tona.

Ne nuk punësojmë njeri të na plotësoj mangësitë tona,

ne nuk punësojnë njeri që të ndihemi lart,

të na ngrejë lart e të bëhemi elitë…,

ne nuk kemi nevojë të dalim në facebook.

Sot ne jemi pranë njëri tjetrit se kështu ndihemi mirë,

e kemi të nevojshme të prekeni,

ndihemi në qiellin e dashurisë edhe kur nuk prekemi,

mjafton të jemi afër njëri tjetrit,

sepse ne mbajmë për dore njëri tjetrin dhe nuk lejojmë rrëzimin…

sepse po ra njëri nga ne, biem të dy në humbëtirën e errët të kotësisë njerëzore.

Sot ne ndihemi mirë me njëri tjetrin se midis qënieve tona ndodhet jeta që na mbështet me praninë e saj.

Ajo nuk është afër nesh,

ajo nuk është larg nesh edhe sikur të jemi larg apo të jemi afër,

jeta është gjithnjë midis nesh.

Sepse jeta jemi ne.

Jeta nuk është një jetë atje e një jetë këtu.

Jeta është vetëm një, për ne jetë do të thotë që shpirtrat tanë i japin jetë qënieve tona që bëhen një.

Ne nuk pyesim “ku ishe”, “kur do vish”, “përse u vonove”…

Sepse kemi besim te njëri tjetri dhe me durim presim të jemi të dy.

Koha dhe hapësira jonë nuk janë abstrakte, por, është besimi ynë.

Vetëm sot.

Kur jemi larg koha zgjat, zgjat shumë dhe hapësira zmadhohet në pafundësi.

Kur jemi bashkë koha humbet, koha nuk ka më kohë.

Ajo fillon nga zero e mbaron në zero.

Kur jemi bashkë hapësira humbet,

nuk ka dimension, hapësira nuk ekziston kur jemi bashkë,

bëhet edhe ajo zero.

Ajo nuk ekziston për ne të dy sepse jemi një.

Edhe materia e gjallë zhduket,

nuk ka gjallesa që lëvizin rreth e rrotull nesh kur jemi bashkë.

Çdo gjë që lëviz, ndalon kur jemi të dy.

Kjo ndodh vetëm sot.

Vetëm sot ne shpresojnë,

shpresojmë me shpresë që e sotmja të mos mbaroj.

Që e sotmja të përsëritet përsëri dhe përsëri

të përsëritet deri në pafundësinë tonë dhe

hapësira e koha të jenë vetëm për ne të dy.

Ndaj ne bëjmë durim.

Sot ne presim me durim dhe shpresojmë.

Shpresojmë me besim që hapësira midis nesh të zvoglohet,

ndërsa koha të rritet.

Absurditet, nuk ndodh.

Ne e presim njëri tjetrin duke punuar,

e presim duke lexuar, e presim duke gatuar,

e presim duke luajtur sepse besojmë

dhe shpresojmë me durim, vetëm sot.

Sot…

Vetëm sot.

Nuk ka ditë tjetër për ne, është vetëm sot!.

Kjo është dashuria jonë e mbushur me besim,

me shpresë, me durim… pa limit.

Të dua dashuri vetëm sot,

se ti nuk je produkt i një kërkimi

të lidhur me orientime kënaqësie apo materiale të botës ku jetojmë,

si ti nuk je produkt i një kërkimi në rrugët e qytetit apo në rrjete sociale dhe portale.

Ti erdhe se ishe brënda dhe jashtë nesh, e nuk na pyete …

na bëre bashkë.

Të dua dashuri, sot.