Sot nuk është koha për të vdekur-Donike Rrethej


Donike Rrethej

Sot ,po sot është koha për të lindur,

edhe pse kemi të themi shumë ,shpesh duhet heshtur,

është koha për të dashur ,të ndjejmë zemrën,

sot ( Nuk është koha për të vdekur ).

…………………………………………………………………..

Sot ,po sot është koha të jetojmë prap lotin,

të ri’zgjojmë mirësinë që ishte zbehur,

është koha të lusim prap ,Zotin,

sot ( Nuk është koha për të vdekur ).

…………………………………………………………………..

Sot ,po sot është koha të rindërtojmë ,

gjithçka që me luftë nga vite po shkatërrojmë e tretur,

është koha të njohim dashurinë ,të dashurojmë,

sot ( Nuk është koha për të vdekur ).

……………………………………………………………………

Është koha për gjithçka që edhe se na vdes ,

na vdes trupin , po shpirtin kurrë tretur,

është koha të fillojmë të jetojmë pa frikë,

sot ( Nuk është koha për të vdekur ).