Sot u largova nga Shqipëria.
Sigurisht do të kthehem në kohën e duhur për të kandiduar dhe për të fituar si deputet i kuvendit të Shqipërisë në 2025…
Kudo që shkova mbi dy muaj më shoqëroi një zgënjim i madh!
Fjalët e para të njerëzve të mi të shkombëtarizuar, jo vetëm të të paditurve por edhe atyre që mbaheshin me “pak gramë” dhe kapardiseshin kafeneve ishte: Çfarë meresh me “evgjitët” kur nuk fiton gjë! Nuk të përkrah kush! Këta rom-egjiptjanët(fallco) i përkrah shteti dhe pushteti, punojnë nëpër zyra punësojnë njerëz! ( Vetëm në pastrim pusetash sigurisht se edhe atije duhet mik!)
“Ata të Kosovës” u shkëputën nga ty se je i “ashpër”,
Ki kujdes! etj…etj.
Sigurisht përgjigjet i morën një më një siç e meritonin por dua t’u them edhe diçka të gjithve ju që nuk munda t’u takoj për pamundësi kohe…
Unë kam dalë në situatë shkombëtarizimi të popullit tim kur të gjithë ishin lëshuar (dhe ende vazhdojnë) për kocka në këmbim të identitetit kombëtar të tyre dhe të popullit tonë!
Fiks pas 1169 vjetësh!
Populli mund të mos e kuptojë këtë por kuptojnë ata që duhet t’a kuptojnë, ai mjafton që kupton të vërtetën e tij kombëtare.
Publikimet e mia kanë dokumentuar kombësinë dhe etninë e tij, shqiptarinë tonë që në krye të herës!
E di mirë që nuk kthehet më Konsili( këshilli) ynë i Nikeas ndaj themelova Këshillin Integrues në vend të tij…
Nuk kam dalë të bashkoj njerëz as të krijoj kope turmash!
Unë kam dalë të them të vërtetat e popullit tim!
Kam dalë të bashkoj vizionarë, patriotë, luftëtarë, vullnete të kalitura në zjarrin e zemrave të popullit, kam dalë për komb, liri dhe nder!
Unë luftoj për vehte, për të parët e mi dhe për pas ardhësit e mi!
Kur e nisa luftën ju thashë ju “që m’u bashkuat” që kjo luftë nuk ka asnjë kompromis!
Përsëri po ua them!
Nuk kam dalë as për kocka, as për ndjekës tereni apo feisbuku por për popullin tim! Atë që përditë përbuzet, shkombëtarizohet nga nga ligjet por më shumë nga ata që shfrytëzojnë ligjet për të përfituar në kuriz të nderit dhe identitetit të tij kombëtar, që mjerohet, që nuk ka asnjë të drejtë, që është në pamundësi mbijetese çdo ditë e më shumë!
Ju që “ja keni dalë” në kuriz të tij vazhdoni rrugën e turpit!
Unë e kam amanet nga të parët të them me zë të lartë të vërtetën!
Ju që u shqetëson zëri i të vërtetave,
Ju që hipni e zbrisni nga treni që është nisur drejt lirisë nuk jeni problemi im!
As i popullit!
Nuk më interesojnë as ato që kurdisni pas shpinës time, as ato që thoni në adresën time, as kërcënimet që mundoheni me dordolecë të më bëni herë pas here!
Nuk kam më asnjë minutë kohë për ju!
Sepse ju jeni koha e humbur në kurriz të kohës time të vyer në dobi të atdheut!
E vërteta,
Nderi, besa, vlerat, dhe trimat gjithmonë fitojnë!
Familja ime i ka dhënë atdheut për lavdinë e tij qindra burra dhe unë jam një nga ata!
Me besa besë kurrë nuk do të dorëzohem!
Për Epirin shqiptar!
Për shqiptarinë!
