Sot…Zymer H.Haliti


S O T…

Freskinë e mëngjesit veror

falma mua që më mungon

ty do të dhuroj lule në dorë

aroma e saj të shoqëron

Më dhuro një shikim a shenjë

se ende mendon… Ti per mua

të jetoj i lumtur me këtë ndjenjë

se dikush kurrë s’me ka harruar

Më kujto si dikur në studime…

kur pas ligjëratave ti më prisje

e unë buzagaz vija drejt teje…

ishe Ajo që tek ti gjeja prehje

Sot mos harro buzëqeshjen dritë…

as fjalët e para që t’i kam shprehur

sa me nostalgji e kujtoj atë ditë…

e malli për Ty është duke më tretur.