Spasse Thanasi-Universiteti që vezullon mbi kodrinë!


Universiteti që vezullon mbi kodrinë!

Në 70 vjetorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës, Tiranë.

Universiteti që vezullon mbi kodrinë!

…………… Reportazh Nga Spase Thanasi

70 VJET HISTORI ( 1 9 5 1 – 2 0 2 1)

Në atë kënd të gjelbëruar të Kodër-Kamzës ku UNIVERSITETI BUJQËSOR mbetet një tempull në zhvillim i dijes profesionale e shkencore, koha e “gjurmëve të mbetura” nga brezat është si një univers, që sjell mbi supe vite që shkuan, dashurinë e takimeve të paharruara, udhëza drite që sollën ndryshime epokale në jetën universitare dhe i dhanë dritë gjithë Shqipërisë !. Mblidhemi si dikur, agronomë, ekonomistë, veterinerë, inxhinjerë pyjesh e zooteknikë, të gjithë mbuluar me thinjat e bukura të moshës, që i bëjnë hije me atë “nurin” e hijshëm të humorit, mbjellë si grurë në fytyrat buz

Çdo përvjetor ngjall emocione të veçanta dhe të paharrueshme. Në këto udhë jubilare Universiteti ynë duket si një “ monument drite” në Tempullin e Dijes, një trashëgimi e pasur e mësimdhënies në auditore dhe profesionit shkencor në parcelat eksperimentale. Kremtimi dhe kujtimi me madhështi i 70-vjetorit me histori e thesare të shenjta të diturisë kombëtare, është tashmë një traditë e bukur dhe emrat e pedagogëve të shquar, që nuk rrojnë më, janë gdhendur me shkronja të arta si kujtim i përjetshëm i brezave studentorë…

Me kalimin e viteve e dekadave, ky “monument” madhështor me emrin UNIVERSITETI BUJQËSOR”, merr pamjen e një peizazhi të blertë në Kodër-Kamëz të Tiranës, që i jep dritë dhe shkencë bujqësore gjithë Shqipërisë. Bukuria dhe aroma, që nuk humbet kurrë e Universitetit Bujqësor, është se ai është në “proces ndërveprues me natyrën” dhe përfaqëson gjithnjë e më shumë vlera të dobishme dhe mundësi për përdorim nga njeriu. Është vend me laboratore e njësi eksperimentale që merren me gjallesa të panumërta. Ajri i freskët në një kurorë të gjelbërtë të kodrinës plot ëndrra fal kënaqësi shpirtërore më shumë se kudo tjetër. Lulet ngjyra – ngjyra në sfondin universitar të peizazhit dhe godinat me pamje madhështore mes gjelbërimit, ia kalojnë çdo lloj fantazie, që mund të ëndërrohej në Tiranë për gjëra të vyera. Këtu vizioni i habitshëm për natyrën është mishëruar në një gjuhë të pasur me fuqi përshkruese dhe nuancat njerëzore i shëmbëllejnë aq bukur nuancave të proceseve natyrore, që lidhen me tokën, farërat, bimët etj, ndaj dhe poezia e artë në këtë vend të pakrahasueshëm artistik, është pjesë e kulturës me pasuri të lavdishme të muzikës, pikturës, skulpturës, arkitekturës e simboleve të tjera të traditës.

Një mirazh diellor në sy, ngroh zemrën e gjithësecilit me mesazhin e bukur të dijes dhe atmosferën ngazëllyese të shpirtit për të folur bukur, me sens lirie dhe grimcëza malli…

Pamja e Universitetit Bujqësor, me mjedisin e pasur në Kodër – Kamëz, i ngjan një skice ekologjike me një reflektim të larmishëm që përfshin të gjitha përmasat e një “oazi” të gjelbëruar me emrin “Qyteza e Blertë” apo dhe “Qyteza e Klorofiltë”. Ky personifikim në kuptimin e vërtetë të saj, është një natyrë e ripërtërirë njerëzore ku “gjurmët” jetës janë të pashlyeshme. Mjedisi miqësor që krijojnë korpuset mësimore, hapësirat dhe peizazhet e ambientit, është një paqe e artë dhe dinjitet, një shprehje e mrekullueshme e humanizmit njerëzor për tokën dhe bimët, një elegancë natyrore plot hijeshi, bukuri, besim e shpresë për mbijetesë. Studentët universitarë të të gjitha profileve, ky fond i rëndësishëm i botës së Dijes, në përballjen e tyre reale në fushën e projektimit të natyrës dhe të fushës eksperimentale, provojnë “sfidën” me profesionin e tyre, me konceptet bazë të formimit filozofiko-shkencor e shoqëror. Duke jetuar e mësuar në imazhin e një bote të gjelbër, ata i përshtaten më mirë mjedisit ekologjik në një marrëdhënie plot evolucion me cilësi unikale dhe metabolizëm akti jetësor .

Ngacmimi emocional i dekadave me përballjet e shumta; me jetën studentore brez pas brezi në dimensione e informacione të larmishme plot vlera shoqerore e kulturore në procesin e formimit të jetës, më futën në këtë proces botimesh që nuk do të ndalet, që brezat e pedagogëve e studentëve të ndiejnë traditën e historisë së Universitetit Bujqësor që na përket të gjithëve.

Monumenti i Dijes…

Ky libёr me bukurinё e “lules sё blertё” pёrjetёson njё histori, sjell kujtime si fletёza ari nё shpirtё, hap diskutime pёr ngjarje e ndodhi studentore, vlerёson pedagogu si njeri tё shenjtё tё dijes, pra, hedh njё hap pёr tё krijuar tё plotё degёn e historisё sё pandёrprerё tё Universitetit nё 70 vjet punё nё pёrgatitjen e gjeneratave tё dijes dhe shkencёs pёr bujqёsinё shqiptare dhe pёr ekonominё kombёtare nё tёrёsi. Duke gjurmuar thellё nёpar kujtime ne shohim gjithashtu njё kurorёzim fisnik tё jetёs aktive tё Universiteti plot krenari e dinjitet nё rrugёn e dijes dhe shkencёs si njё gjigand i vёrtetё.

Koha studentore ёsht e artё, e mbushur me eksperiencat e para formuese tё jetёs tё profilit studimor e kёrkimor, me dёshirat mё tё bardha nё kёrkim tё ёndrrave, njё “univers i klorofiltё” qё pёrtёrihet gjithnjё me endje. Ne nuk fshehim dhe çastet intime, dashurinё tonё tё parё, lidhjet me njeriun e dashur, hapat me tё, rrёmbimet e pafundme, kapёrcimet e sfidave. Ndaj kjo kohё intensive e jetёs dhe studimeve ishte pёr ne dhe “busulla” individuale e drejtimit nё jetёn e ardhёshme.

“Semafor i dijes” nё Kodёr-Kamёz rri gjithmonё i ndezur, sikur tregon udhёkryqet e kohrave !…

Ёshtё ndjenja e tё gjithё dashurive. Kёtu fjalёt mblidhen si kallinjtё e grurit e mbushin letrёn e bardhё me vite çmalljeje. Kёtu klorofili me dritё shton dashurinё. Kёtu shqetёsimi i kohёs rёndon si gurё me peshёn mё të rёndё (edhe fjalёt e Universitetit tonё janё shkruar mbi gure!…)

Libri “ Rrёkezat e Kujtimeve” dhe tani i freskёt “ Monumenti i Dijes”takon brezat nё njё jubile qё ka veç mirёnjohje e veneracion tё pavdekshёm, rigjallёron ndjenjёn e bukur universitare dhe lartёson plot dashuri njё kolorit tё kёndshёm pёr vitet e dijes nё universitet. Nё tё memoriali i kujtimeve ёshtё i ndritshёm, plot vezullime e dashuri zemre.

Duke filluar me ballin e kodrinёs ku shfaqet HYRJA nё universitet me krahё arkitekturorё si margaritarё e deri nё pamjet intensive e çlodhёse qё tregojnё bukur “fytyrёn” e qytezёs, ne kemi përpara vetes një spektёr gjigand brenda universitetit të shtrirё pastaj jashtё dyerve tё tij, ku janё shpёrndarё studentёt e diplomuar me titullin “specialist tё bujqёsisё”, tё cilin e mbajnё si krenari, pёrkushtim e pasion pёr njё profesion tё bukur. Universiteti Bujqёsor i Tiranёs e meriton plotёsisht njё “fjalё lapidare” pёr dashurinё e lirisё dhe demokracinё monumentale. Ёshtё e nevojshme qё atij t’i jepet si stoli “bukuri e fjalёs” artistike, ashtu si “dekori i luleve” me ngjyra tё ndezura qё shton gjelbёrimin, aromёn dhe “flladin” e peizazhit studentor….

Nё ato rrugica tё Institutit, secili prej nesh, njohu intenerarin e botёs dhe sё bashku me hartёn urbanistike tё jetёs sё tij ne dhjetёfishuam shokёt dhe u armatosёm me autoblindat e diturisё njerёzore pё pёrballimin e saj.Midis miqve e shokёve tё paharruar tё asaj moshe, cdo student ka njohur atje edhe “ batalionin gjigand” tё pedagogёve apo profesorёve tё nderuar.Arsyeja e madhe ёshtё fakti, se ata nё atё kohё kur na takoi tё ishim studentë tё tyre, ndryshuan pёrgjithmonё diskun” e horizontit tonё….

Qyteza e klorofiltё”, e ngritur jo rastёsisht pranё fёshfëritjes melodike te grurёnjave, kaq pranё blegёrimave nё flladin e malit, kaq pranё gjelbёrimit tё drurёve dhe bimёve, ёshtё gjithmonё si njё VEPЁR ARTI nё hapёsirёn bujqёsore shqiptare…

Kёtu, nё qytetin mbi kodrinё, flladitja e natyrёs krijon “dallgё dashurie” nё hapёsirё. Gjithçka ёshtё veshur me gjelbёrim, me lule nё ndёrthurje tё harmonishme me ngjyrёn e stinёve. Sa bukur i shkojnё kёsaj qyteze kёto kodra pёrjetёsisht tё gjelbёrta !

Nё rrjedhёn e viteve dhe dekadave, buzёqeshja pёrherё rinore e qytezёs, ёshtё bёrё mё e pastёr dhe njё suferinё ndjenjash qё i zgjon mosha mё ёndёrruese njёzetёvjeçare…Kёtu vështrimi i pastёr nga e ardhmja, ka ngrohur mё shumё ёndrrat e ndezura tё rinisё studentore. Nёpёr rrugёt plot hijeshi tё qytezёs erdhёn dhe ikёn hapa tё shpejtё studentёsh dhe vijnё gjithnjё nё rritje rritme mёngjezesh studentore, qё kanё vetёm dritёn e diturisё dhe ripёrtёrijnё “mozaikun” e qytezёs.

Njё pjesё e “stoikut” universitar ёshtё shkruar tashmё nё dy libra tё mёparshёm qё janё njё monografi dhe memorial tё kёndshëm pёr brezat studentore, por edhe njё rifreskim i viteve e dekadave nё një spektri mё të gjerё, meriton vemendje e iniciativa tё guximshme, diçka intime e shpirtёrore pёr tё ndriçuar mё me dashuri “Monumentin e Dijes”, qё nuk ka të tjerё tё krahasueshёm me tё.

UNIVERSITETI I “GDHENDUR” NË GUR !…..

Nёn rreze tё arta drite, zgjohet gjithmonё Universiteti ynё.Plot diell e dritё ai lulёzon nё gjelbёrim dhe asnjёherё nuk e shuan mahnitjen natyrale tё njё obelisku madhёshtor qё tё frymёzon. Dhe kёnga poetike buron gёzueshёm si njё reflektim i shpirtit, i zёrit dhe i ndjenjёs !…

Tingёllimi i zёrit me flladin e viteve vjen si njё “suferinё ndjenjash” qё nga fillimi kur ka mbirё fara e mbarё e ditёve bujqёsore nё ngjyrat e gjelbërta tё pranverёs…Nis me “mijёra dashuri” nё shpirtё, qё s’vijnё lehtё gjithmonё. Vazhdon me hapёsirat “ngjyrё dielli” tё Universitetit qё ka shumё kujtime e bardhёsi, me “dritё-hёnat” e mbrёmjeve rinore nё qytezё dhe flakёrimat plot emocione nё ditёt e shkollёs. Kjo poemё e jetёs nuk rresht me vargjet “pёr vajzёn nga bjeshkёt”, “pёr ftesёn e ardhur nga deti”, pёr “syrin e specialistit” nё teleferikun e parё rrethor nё Hotolisht tё Librazhdit, pёr “zambakёt e ndjenjave” qё bёhen njёsh me kohërat pёr pёllumbat nё sheshin e freskёt tё teatrit veror, pёr pulsin emocional tё 20- vjeçarёve, pёr “vajzёn e bukur si zambak” etj, etj. Uzri Hoxha shkёmben shumё fjalё si valёt qё sjellin shpresёn. Me pikturёn e tij, qё nё auditorёt e Universitetit, ai mbetet njё piktor i shpirtit me ngjyra. Fran Brahimi vazhdon me vrull rrugёn e diturisё, gjallёrohet nё zhurmёn e auditoreve studentore dhe vetёdijshёm bёhet zёdhёnёs i pasionuar i karrierёs profesionale e shkencore. Nuri Dragoj nuk harroi befasinё e mrekullive qё lindi nё auditoret e thjeshta studentore me miliona kujtime nostalgjike dhe pёrlotet nga madhёshtia e pёrmasave tё kёsaj rruge, duke mbajtur nё dorё çelsin pёr tё zbuluar “misteret” e botёs. Gёzim Llojdia kujton kohёn me shpirtin e pluskuar nё natyrёn e mrekullueshme plot blerim ku rinia, poezia dhe dituria ishin natyra e jetёs nё Universitet. Rexhep Rama e quan Bibliotekёn Shkencore tё Universitetit Bujqёsor njё “Aleksandri Shqiptare”, qё rrezaton bukur faqet e arta tё librit nё tё gjitha fushat. Klara Buda stimulon vlerat qytetare nga smogu parizian dhe thotё se nuk ka ndalje asnjёherё vrulli qё tё rrёmben pasionin, ritmin dhe dashurinё. Mark Preçi nga Shkodra nuk mbetet vetёm njё provincial, qё harron gjallёrinё e Kryeqytetit. Herё pas here, bashkё me jetёn dhe punёn, ringjall kujtesa tё kaluara, rilidhet nё internet me shokёt e shoqet dhe i pёrgjigjet ftesёs sё Shefqet MekosShihemi nё Tiranё”.Plot kujtime…Rrёkeza qё bujisin copёza jete…Njё dritare pёr tё shkuar tek ёndrrat e bukura njerёzore, tek dija dhe libri. Njё kolorit i kёndshёm qё mbledh si kallinjtё e grurit vite çmalljeje. Pasuri e paçmuar brenda shpirtit !. Siç thotё pёrherё Prof. Dr. Lufter Xhuveli:Nё kopshtin e diturisё nё Kodёr-Kamёz u mboll edhe pema e brezave tё dijes bujqёsore”…

Le ta gёzojmё tё gjithё sё bashku kёtё pemё madhёshtore nё vite e dekada

HISTORI SUKSESI NË PROFESION DHE SHKENCË

Shkencëtari – pedagog , myzeqari Nikollaq Bardhi nderon Universitetin Bujqësor në plot 40 vjet mësimdhënie intensive në auditoret e studentëve, ku dhe titulli më i fundit nga revista “EDITOR”( 2020) është : “Certifikata për Ekselent për Reviewing” për recensat e shumta të artikujve shkencor të botuara në këtë revistë prestigjoze…

Nga ish-nxënës në shkollën 8-vjecare “Anastas Laska” Libofsh dhe në shkollën e mesme bujqësore të përgjithshme “Rakip Kryeziu” të Fierit,ku ka marrë edhe titullin “ Nderi i shkollës”, NIKOLLAQ BARDHI iu drejtua auditoreve të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Fakultetin e Agronomisë ku u diplomua në vitin 1978 me titullin “agronom i përgjithshëm”. Në të gjithë ciklin earsimimit prej vitit 1961 deri në vitin 1978 ku ai pati një progression gjeometrik me “histori suksesi”, motivoi në vetvete një pasion me frymë optimiste që rrallë e kishin të rinjtë e tjerë bashkëmoshatarë të tij. Iu drejtua sadisfaksionit me “rrugëtim të rrallë” që i zgjoi jeta me supriza e sfida nga më tipiket, kur është fjala të “udhëtosh me simbolin e dijes, kulturës e shkencës”….Kohës me energji jetësore, me emocione në profesion, me durim e ambicje në ëndrrat e jetës, Nikollaq Bardhi i dha “cekun e diturisë”…

Qysh prej kohës që u angazhua në grupin e punës për temën qeveritare “Erozioni i tokës dhe masat për mënjanimin e efektit shkatërrues të tij” dhe ndoqi specializimin pasuniversitar me temë : “Prodhimi foragjer intensive” (Shtator 1982- Qershor 1983) ai synoi vazhdimin e një rruge të pandalshme drejt skutave më të fshehta të shkencës bujqësore duke fituar shkallë pas shkalle grada shkencore nga “kandidat i shkencave”( 1991 ) deri te titulli më i lartë “Profesor” ( 2016 ).Ky kapërcim cilësor nuk erdhi si një “dedikim pas një lutje të gjatë shpirti”, por “flatrat” që ndezën dëshirat, ëndrrat e pasionin prekën një “dobi absolute” të një njeriu me peshë në institucionet e punës kërkimore-shkencore e aplikative. Nikollaq Bardhi që kërkoi gjatë “ndryshimin në jetë”, nuk eci kuturu si “njeriu në epruvetë” apo dhe “liria në ajër”. Ai nuk e priti suksesin në shkencë nga një “bel i zjarrtë” të Diellit, as edhe si “dhuratë të ëndrrave” nën gjethet e zverdhura për të mbajtur të gjelbër shpresën me frymë njeriu…Si “hëna mbi lule, larë me ar”, ai studjoi shumë e punoi gjatë me produktivitet nga një hallkë shkencore në tjetrën duke ruajtur origjinalitetin e konceptimit të idesë dhe mundësinë e realizimit konkret gjatë gjithë fazave të “brumit shkencor” në bashkëpunim me studentët dhe kolegët e tjerë.

Veprimtaria akademike në Universitetin Bujqësor të Kamzës, Tiranë prej vitit 1985 është e pasur me studime profesionale, me botime shkencore, me referime kombëtare e ndërkombëtare, me eksperimente projektesh, hartim programesh e tekste mësimore si edhe cikle leksionesh nga më voluminozët.Ai deputon intensivisht në fushën e botimeve serioze si autor e bashkëautorë në një sërë librash të njohura si “Kultivimi i kërpudhave”(2002 ); “Bimët industriale” ( 2018 ); “ Bimët Vajore” ( 2005 ); “Bimët kurative dhe aromatike” ( 2004) etj. Ai është bashkëautorë në dy botime të Akademisë së Shkencave si “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” dhe “Fjalori i Termave Themelore të Bujqësisë” (2006). Gjithashtu ka 11,894 faqe publikime si recenca për desertacione, tekste universitare, për libra monografikë, duke qënë kështu një zë i fuqishëm intelektual në sfondin e diturisë kombëtare të bujqësisë shqiptare. Si shkencëtar për studimin e cikores rrënjore për prodhimin e sheqerit për diabetikët kryer gjatë viteve 1992 – 1994 në Gjermani, ai disponon në aktivitetin e vetë shumë referime e botime të panjohura më parë nga shkenca mjekësore. Si autoritet professional e shkencor në nivel akademik gjatë periudhës Shkurt 2008 – Mars 2012, ka qënë Përgjegjës i Departamentit të Prodhimit Bimor pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit të Universitetit. Në vazhdim të kontributeve si lektor shkencor ai jep mësim edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Maqedonia e Veriut.

Universitetit Bujqësor, që rrezaton dritë !…Njё tempull i vёrtetё

Qё merr jetё nga fusha dhe mali

Me ёndrrёn e dashurisё rrit brezat

Shpresat e arta i nis pёr udhё !….

Ndrin nё kodrinё skalitur nё gur

Me lindjen ruajti ёndrrat

Stoli qëndisi nё moshёn plot buzёqeshje

Nga pragu lёshon yje !…

Metamorfoza e dijes qё nga djepi

Dritё hyjnore qё ngjall Perёndia

Brezat vijnё e shkojnё

tek ky prag i parё i shkencёs

Marrin shpresё, mbjellin ndjenja

plot sadisfaksion nё shpirt!…

Si dashuria dhe Universiteti

Njё univers i zjarrtё i dijes

Shkёlqen si diell mbi Kodёr –Kamёz

Tempull qё rrezaton paqe

Shumё dritё e ndjenjё mirёsie

“Universiteti i Blertё” me pagёzimin e rrallё

Gjithnjё i bukur dhe i bardhё

Qendron si univers nё mes tё gjelbёrimit

Monument i pёrjetshёm i Dijes !….

“Natyre e kёndshme, pamje e gjelbёruar, dritё e shkёlqyeshme dielli mbi supe tё kodrinёs…”

About Post Author