Gjumi s’po më zë,
Vajti mezi natës,
Shiu po bije lumë
S’la lumë e përrua,

U doli tej për tejë,
Na i pruri vjeshta,
Shirat me rrëmbim,
S’paska të pushuar,
Dhe bubullima shumë
Dëgjohet zhurmë e madhe,
Nata po bëhet ditë.
Ç’po bije kaq shumë,
O zot mbaje pakë,
Jemi në dorë tënde,
Rrugë tjetër nuk ka.
I shkatërroj çdo gjë,
Dhe pemët dru i la,
I zhveshi shiu me zorë,
Si la të zhvishen vetë.
Shpresoj të pushoj,
Se nuk po e shohë mirë,
Se po vazhdoj kështu,
Se di se çfarë do bëhet.