Spasse Thanasi-Dy poet që ngrenë një monument artistik  në dhimbjen njerëzore!


DY  POET  QË  NGRENË NJË MONUMENT ARTISTIK  NË  DHIMBJEN NJERËZORE !

  • Nga  qielli shqiptar u  shuan  dy  yje – poezie  të  zjarrtë, që  me  portretin  dhe  talentin  e  tyre  letrar u  kthyen  në  një “ikonë” artistike  në  letrat  shqipe…

     U  larguan  nga  jeta  me  plot  dinjitet  e  dashuri, duke  lënë  për        

      brezat  një “thesar” të  artë  ndjenjash  në  piedestalin  artistik  të      

      krijuesve  të  mbarë  kombit !….

      Lamtumira  është e  dhimbshme, e  patreguar nga shpirti !

………….NGA  SPASSE    THANASI

NJË  ZË I FORTË  POEZIE U  SHKËPUT NGA JETA !.

Demir Gjergji, autor i një sërë vëllimesh poetike dhe gazetar i Radio Tirana, ishte  një  lirikë  i  thellë  i  poezisë   me  vargje  tingëlluese  e profetike. Ai  shkroi për “ ngjyrat  e  tokës”, për  “mërgimin e bukurisë”, për “shtëpinë  e  shkrimtarit”, për  “Verën në  ikonë”, për “ishujt  e  mbrëmjes”, për  “biblën  e  buzëve”, për “alfabetin  e  algave” etj..Që  me  botimin  e  parë në  vitin 1970 e deri në  vëllimin  e  fundit  të  pabotuar  ende, ai  iu përkushtua  thellësisht  letërsisë, sidomos  poezisë  si një “vigan” me  zemër  të  zjarrtë !. Për 12 vjet që punoi si gazetar në “Radio Tirana”, realizoi një nga emisionet më jetëgjata dhe më interesante “Fjala si Fillim, Fjala si Flijim”, i cili i kushtohet tërësisht letërsisë dhe autorëve të saj.

Trishtimi  në  botën  e  poetëve  dhe  shkrimtarëve  me  vdekjen  e  Demir  Gjergjit  është  i  madh…. Rudolf Marku shkruan : “U trondita nga lajmi i vdekjes se papritur te Poetit dhe shkrimtarit brilant !…Në këtë botë vijnë disa njerëz për të qenë miq me të gjithë. I tillë do mbetet në kujtesën e krijuesve shqiptar Demir Gjergji !. Një poeti i shkon një privilegj i tillë. Demir Gjergji do të kujtohet për poezinë që shkroi, po aq sa dhe për dashurinë e çilter, pasionate,të shpallur për poezinë dhe fjalën e shkruar!…

Librin e tij të fundit (ende të pabotuar) ma dërgoi t’ia lexoja. Me kërkesën t’i beja sa më shumë vërejtje dhe sugjerime. Ai qe vetë nuk dinte të bente kurr një vërejtje për krijimet e të tjerëve!. Sepse e konsideronte poezinë si të shenjtë. Qoftë dhe poezinë e një fillestari !

Në fakt, libri më ka lënë shijen e mirë të poezisë së bukur dhe të mençur! Ashtu siç të linte prania e tij dhe bisedat me të.

Si vetë miresia e pabujë e vetë Demir Gjergjit!

Prehu në Paqen e përjetshme, mik i të gjithë poetëve të fjalës Shqipe!..”

Ndersa, atje  në  Korçë, Skënder  Rusi, u  ndje  i  pikelluar , e “ flet me  dhimbjen” duke  prekur  “magjin” e fjalës së poetit Demir Gjergji. Si avangard  në  racën e poetëve të  vendit ai “gdhend” dhembshurinë  e bukur  për  një  poet, që iku  papritur  nga  jeta , e  që  do  të mbetet “qiell i kaltër” në  stinët krijuese  të vendit.

Një emër  drite  në  poezi, xhevahir  i  rrallë  në  fjalën  shqipe !….

                                     ARBEN   DUKA

Iku plot  trazira  edhe poeti  tjetër “gur – stralli”, ARBEN  DUKA. Ishte  poet  i  lirikës  së  dashurisë  me  fjalën- shpatë e  zemrën- zjarr. Emnaku  i  tij  Agim  Xheka  e  përcolli  ‘pishtarin” në  lamtumirën  e  fundit  me  fjalën “Dhimbje”:

  • I dashur  mik, i shtrenjti  shok

Nuk të  thënkam  dot  lamumirë

Sepse burrat  si  ti, more  bablok

Janë  diej  në  këtë  errësirë !…

Ky xhevahir i rrallë  i  fjalës shqipe, i dritës së poezisë do të mbetet i gjallë në mendjet njerëzore, në zemrat e poetëve e krijuesve të vendit. Si avangard  shpirtëror do të ndriçoj  udhën e krijimtarisë për të vërtetën dhe njerëzoren. Ai nuk diti të përkulet kurrë, nuk shkeli e njollosi  asnjë normë  sociale  në të vërtetën e fjalës  dhe bindjes  artistike. Arben Duka ishte poeti  që të vinte me fllad në zemër, që të fuste thellë në mendime, të bënte të fluturoje lartësive të jetës jo i fantazuar, por realist dhe plot shpresë, kurdoherë gjallërisht. Me penën e tij artistike ai mbetet një poet kombëtar, që brezat do ta nderojnë dhe do mësojnë nga  vërtetësia e tij e pamohueshme.

                                            SPASSE     THANASI