Spasse Thanasi:Bimët dhe shqiptarët


Bimët dhe shqiptarët
Gjenezë e lashtësisë me histori të bukur në librin e Prof.Dr. Lufter Xhuveli

…………………………………Nga Spasse Thanasi

Lufter Xhuveli shkencëtar
Bimët i futi në poezi
I ngriti këngë ndër kohrat e lashta
Bukuri solli për shqiptarët !…
Bimët dhe Shqiptarët
Prej rrënjës së vjetër kanë evoluar
Bashkëudhëtarë të lashtë në luftën e gjallë
Sinonim të bukurisë së rrallë !…
Në arnamentet bimore të jetës
Fle “Bukuroshja e Durrësit” si lastar i gjelbër
Ngrihen në qiell mozaikët e Apollonisë e Butrintit
Heq valle “Hedhësi i Farës”
Si arkeolog i bimësisë !…
Përmes ngjyrave dhe aromës
Celin bukuri “Lulja e Diellit” dhe “Fëmija me Shegë”
Dhe ky libër plot ndjenja
Një “gdhendj” e bukur,frymëzuar nga bimët !…
Nga fusha e Maliqit, gjetje të rralla flasin
Njeriu vazhdon përcjelljen e jetës
Në ciklin pambarim: farë – bimë – farë
Gjenerata e bimëve kryen misionin universal
Ngjyrë – gjelbërim, Aromë – begati
Gjenezë e bukur dhe e pafund e arkitektit Njeri !…
Si valët e detit që trembin një yll
Bimët mbeten pagane
Në lojën e vajzave të reja
Me mallin e dashurisë
“ Më do, apo s’më do !…”
Lind dielli çdo mënngjez
Hipoteza të hershme në mëse dhjetëmije vjet
Zbulojnë koevolucionin intim
Bimët dhe Njeriu
Mpleksur në sistemin e prodhimit
Origjinë e shpërndarë në kohë dhe hapësirë !…
Bimët dhe Shqiptarët
Një histori të përbashkët kanë
Bashkëjetesën e lashtë, larmi të pafund
Kanë origjinë, prejardhje dhe histori !…