Spasse Thanasi:Brigjet e bukurisё…në Prespë !


BRIGJET E BUKURISЁ…NË PRESPË !
Reportazh
…………………………Nga SPASSE THANASI
⦁ Simboli i legjendave tё liqenit dhe hijeshia e freskёt e kurorёs sё maleve me mistere tё fshehta mijёvjecare, – janё gjithmonё peizazhi i bukur qё tё krijon njё pёrballje fantastike kёtu nё Prespё me dashurinё e ndjenjёs qё vendasit e tregojnё me mikёpritjen tradicionale dhe shijen e vecantё tё krapit dhe verёs sё kuqe…
( njё dashuri e ёmbёl e zemrёs !)…
Kushdo qё udhёton pёr herё tё parё nё PRESPE nuk ka si tё mos ngelet i mahnitur. Tek i ngjitesh faqes sё malit, sytё ke dёshirё t’i mbash tej fushёs sё Korcёs e cila tashmё ka tё gjitha ngjyrat dhe panorama e stinёs sё blertё ёshtё mё tёrheqёsja…( Fusha e Korcёs, e gjerё si njё tablo vigane me tё gjitha ngjyrat !). Por, kur kalon qafёn e malit tё Ivanit, befasohesh nga njё pamje e papritur. Mes malesh, zbulohet pak nga pak, si nёn shaminё e rrёzuar tё vajzёs, syri i kaltёr i liqenit. E ndien nevojёn tё pushosh pak dhe tё shijosh ketё mrekulli tё natyrёs. Pamja qё ke pёrpara syve nuk tё le tё ecёsh. Tronditja para bukurive tё gёzon…Vjen njё cast, kur ngacmimi i kalon kufijtё e njё admiruesi kalimtar. Bluja e mbyllur e liqenit tё josh, sikurse edhe ai fshati i vogёl me emrin GORICE, mbi kodrёn e gjelbёruar dhe qё bashkё me shkёmbinjtё nё grykёn e Zaveri, formojnё njё peizazh tё bukur, nga ata qё dinte t’i shprehte me forcёn e penelit, vetёm Mio i madh…
E gjithё hapёsira e Prespёs buzё liqenit , ngjan si njё copё “qiell fantastik ”, njё “ qendismё e artё” e madhёshtore nё trupin e natyrёs, qё sё bashku me pasqyrimet e liqenit dhe gurgullimёn e valeve tё vogla tё ujrave, formon njё peizazh magjik me ngjyra poetike dhe romantike dhe sjell kёndshёm jehona tё largeta kujtimesh me mrekulli imagjinare e fantastike pёr formёn e vetё hyjnore…
GORICA E VOGЁL IA MERR, APO IA JEP BUKURINЁ LIQENIT ?


Tё dyja ndodhin. Jo vetёm liqeni dhe fshati Goricё shkёmbejnё bukuritё, por edhe kodra me pemё e Belit, qё laget nё liqen, i shton shumё peizazhit. Fshati me shtёpi tё reja dhe “Kodra e Rinisё” tё ngjajnё se i japin dritё vetё liqenit…
Kohё mё parё, njё vizitor i huaj ka shkruar se Prespa ёshtё njё “xhevahir i rrallё nё Ballkan”. Tek kjo shprehje ёshtё pёrmbledhur gёzimi, tradita, bukuria e natyrёs, nje shtrirrje e tёrё e fshatit, si njё gjerdan nё vijёn e thyer tё bregut tё liqenit. Peizazhit tё bukur tё brigjeve tё Prespёs i ka kushtuar aq shumё rreshta dhe libra sidomos shkrimtari i madh STERJO SPASSE. Gjithmonё ai ruante njё rezervё nё shpirtin e tij krijues duke thёnё : – “ Ka akoma pёr tё thёnё ”…
Tregojnё se shkrimtarin e takojnё njё ditё disa barinj dhe i thonё se lindjen e diellit e prisnin gjithmonё lart nё mal dhe, jo poshtё nё fshat. Atёhere Sterjo Spasse kishte udhёtuar tёrё natёn dhe mёngjezi e kishte zёnё nё majёn e Malit tё Thatё, mbi 2000 m lartёsi nga niveli i detit. Sic e pёrshkruan ai vetё, gjithcka ishte befasuese…Kupa e liqenit ngjante e tёra me njё diell. Njё bukuri tronditese, pёr tё cilёn shkrimtari i shquar kishte thёnё :- “ Nuk ka letёrsi qё ta shprehё !…”
LIQENI I KALTЁRUAR NЁ FYTYRЁN E MREKULLUESHME TЁ PRESPЁS…
I qetё, si njё pasqyrё LIQENI I PRESPЁS mbretёron nё tё gjithё hapёsirёn. Brigjet e thyera e plot fllad krijojnё ngado kёngё adhurimi e hijeshie tё romancave poetike, njё turbullim tё kёndshёm tё ndjenjёs sё ripёrtёritjes sё bukurisё. Me ngjyrat e gjelbёruara tё tokёs dhe me hapёsirёn e yllёzuar, sidomos nё mbrёmje, ndjehet ёmbёlsisht nё zemёr kaltёrsia e qiellit pёrzier me brinjёt e vargёzuar tё maleve dhe kodrave tё buta…
Bukuria gjithmonё kёrkon jetёn, thyen heshtjen e madhe tё legjendave mijёvjecare qё mbulojnё luginat e mahnitshme dhe ujёrat e qeta buzё liqenit. Jo mё kotё poetja e largёt Jolanda Kodra e ka quajtur liqenin “Pasqyrё e kthjellёt e qiellit dritёplotё !”. Nuk ka joshje mё tё madhe se ujёrat e ёmbla e tё qeta , qё tё marrin furishёm brenda nё atё gji. Gjithcka si nё fillimin e njё ёndrre. Me kёngёn e zogjve e tё bilbilit pёrzihet thellё kjo dashuri e kthjelltёsi. Pasqyrat e ujrave tё liqenit janё vezullime magjepsёse. Edhe peshqit lёvizin me shkathtёsi e hijeshi nё ketё hapёsirё ujore tё bukurisё sё rrallё…Ato janё bota e gjallё e liqenit, specie shumё e dobishme pёr ushqimin e njerёzve, qё ua dhuron pёrherё liqeni…
Ka disa legjenda mbi natyrёn e magjishme tё liqenit tё Prespёs. Shumё gojёdhёna interesante flasin mbi mёnyrёn e krijimit tё kёtij liqeni 3 – 4 milion vjet pёrpara. Por, njerёn nga legjendat e shumta dhe tё bukura mund ta interpretojmё kёshtu, sic e ka treguar njё plakё i mocёm nga Prespa, Gure DUMA (i cili nuk jeton mё), por flet me librin e tij pёr Prespёn :
⦁ “ Kёtu ku shtrihet liqeni, shtrihej njё qytet i madh. Njё ditё djali i mbretit, qё drejtonte qytetin,duke shёtitur nёpёr pyll takon njё zanё pylli shumё tё bukur, e cila quhej Nereida. Si nё cdo pёrrallё, djali i mbretit i kёrkoi dorёn pёr t’u martuar me tё. Nereida i thotё se do tё ndodhte njё fatkeqёsi e madhe. Djali i mbretit i verbuar nga dashuria, e merr Nereidёn, por menjёherё pas ceremonisё martesore bie njё shi i madh dhe pёrmbyt tёrё qytetin duke u krijuar kёshtu ky liqen. Tё gjithё banorёt u mbytёn nёpёr ujё…”
Dhe legjenda vazhdon mё vonё pёr lulet qё janё mbi ujёrat e liqenit tё Prespёs, se janё shpirtёrat e banorёve tё mbytur… Legjendat asnjёhёrё nuk janё provuar dhe nё kёtё rast ёshtё historia mijёvjecare qё saktёson ngjarjet e ndodhitё. Mbi ujin e kulluar tё liqenit shquhen objekte nё njё thellёsi prej 20 m si nё fshatin Kallamas ( Bezmisht ) qё janё zbuluar rrёnoja tё vjetra dhe objekte tё lashta me natyrё arkeologjike dhe arkitekturore. Ndryshimet tektonike tё tokёs e tё ujit krijuan njё faunё tё larmishme qё vazhdon tё ekzistoj edhe sot nё format mё tё lashta tё saj dhe bimёsia i ka lёnё vendin musluqeve tipike tё liqenit…

Si njё liqen i pastёr nё njё regjion tё bukur natyror, me prioritet zhvillimin agroturistik, brigjet e tij pёrmbledhin nё njё “nyje bukurish” romantike e dashurore, gryka tё vogla, shkёmbinj, lugina e monopate, shushurima pёrrenjsh, thellёsira ujёrash dhe peshq. Nё kёtё panoramё piktoreske , rrezaton me ngjyra tё gjalla horizonti i hapur i liqenit, pastaj mbi tё lartёsohen malet…Kjo ёshtё njё mrekulli mё vete !.Liqeni i Prespёs ёshtё njё masiv i tёrё ujor i pandarё nё shtrirjen e tij nё tre shtete. Vetёm midis Shqipёrisё dhe Greqisё ndahet 43 Km2 sipёrfaqe liqenore, kurse 174 Km2 i takon Maqedonisё…Janё kryer studime tё shumta qё nga viti 1900 e nё vazhdim. Nё mjaftё raste tё hulumtimeve shkencore janё prezantuar ide praktike dhe natyrore me interes social dhe ekonomik pёr trajtimin e liqenit si njё vlerё ekologjike tё vecantё ndёr sipёrfaqet ujore e natyrore nё Evropё. Projekti i ruajtjes sё biodiversitetit nё Zonёn Ohёr dhe Prespё, ёshtё njё nga me tipiket nё mbrojtjen e natyrёs dhe komplekseve ujore nё Gadishullin Ballkanik. Liqeni i Prespёs paraqet pёrpara studjuesve, shkencёtarёve dhe artistёve njё individualitet jetёsor tё spikatur pёr nga origjina e formimit dhe regjimit hidrologjik me vlera rekretive. Ky liqen tashmё ёshtё vlerёsuar si zonё shpendёsh tё rёndёsishme pёr Evropёn dhe si njё vlerё mbijetese e mbrojtjeje pёr lloje tё kёrcёnuara si pelikani kacurel dhe karabullaku…

PRESPA krijon njё pamje tё artё me brigje, lugina, lёndina, gjire e ujёdhesa, me hone tё thepisura e gjelbёrime tё pёrhershme, me djepe monumentesh mesjetare etj, Eshtё si njё dyqan lulesh natyrore, qё tё tёrheq vemёndjen dhe nuk tё lejon tё largohesh kollaj…Nё fshatin Gllomboc,buzё atij gjiri tё vogёl, tё kaltёr e tё pёrjetshёm, pasqyrohet shtёpia, fёmijёria dhe rinia e shkrimtarit Sterjo Spasse. Rruga e tij 75 vjecare prej njeriu, mёsuesi e krijuesi tё palodhur pas tokёs, historisё, kulturёs dhe jetёs shqiptare, e bёri atё njё aktor tё madh tё skenёs njerёzore nё roman. Tё gjithё personazheve tё veprёs sё tij si : “ Pse ?!”, “Ata nuk ishin vetёm”, “ Buzё Liqenit”, “Pishtarё” etj, i dha njё shkёlqim qё rrallё e pёrfiton emocioni i krijimtarisё. Pёr mё tepёr ai meriton emrin e njё avokati mbi historinё shqiptare nё tёrёsi dhe atё ballkanike nё vecanti. I tёrё gjiri i bukur e i kaltёr i Prespёs sonё, nanuris si njё kujtim i bardhё pёr ketё njeri tё madh me njё jetё fisnike tё pazakontё nё mjedisin e madh njerёzor e cila e pati zanafillёn mbresёlёnёse buzё liqenit tё Prespёs…
Ashtu sic pati shpresuar e admiruar shkrimtari ynё i madh, erdhi koha tё flasim mё shumё e me krenari , qё rrjedh nga njё bukuri gjigande nё ujёrat e liqenit dhe rrugёn piktoreske rrёzё maleve. Prespa do tё bёhet shumё shpejt njё qendёr e madhe rajonale nё Integrimin Ballkanik dhe Evropian. Me ngritjen e shumё ndёrtimeve komplekse turistike , tё shёrbimeve dhe tregёtisё, do tё krijohet edhe njё peizazh i ri qё nuk e kemi vёshtruar deri tani. Bizmesmenёt vijnё dhe investojnё nё Prespё, sepse kёtu vendosen nё njё hapёsirё tё pёlqyer natyrore me perespektivё zhvillimi ekonomik dhe social, nё njё vend qё pёrbёn “nyje lidhjeje” me koridorin e rrugёs Korcё – Manatirё ( Bitolё), qё fillon nga Qafa e Zvezdёs nё malin Ivan deri nё kufi me Maqedoninё tek Dogana e Goricёs. Ajo kalon pёrmes kodrinave tё buta, ndёr fushave tё vogla dhe luginave tё bukura, midis qafash malore piktoreske dhe buzё liqenit ku tё magjeps natyra dhe bukuria e peizazhit….Lokalet e njohura nё fshatin Zaroshkё tё Sandi Sekulla, Spiro Koruni e Ilo Todori apo dhe mjedisi “ Aleksandёr” nё Liqenas , Vasil Nikolla nё Goricё tё Vogёl e Vasil Mitre nё Gllomboc etj per servirjen e tavёs sё krapit me kanёn e verёs sё kuqe, flasin bukur pёr ndёrthurrjen armonike tё traditёs vendase me sistemin e ri tё vilave qё zbukurojnё mjedisin e fshatit.
Banorёt e Prespёs i ruajnё nё kujtesё fjalёt e Dr. Lek Gjiknuri ditёn qё Zona u shpall “ Park Kombёtar” : – “Ruajeni kёtё pasuri, ёshtё e juaja. Ju po lёshoni sinjalin qё po dёgjohet nё botё se shqiptarёt po kujdesen vetё pёr mjedisin e tyre…”. Thirrje e kujdesёsshme qё prek traditёn dhe ndёrgjegjёson tё ardhmen e brezave. Se parqet kombetare gjithmonё pёrfaqёsojnё njё model dhe frymёzim nё mbrojtjen e trashёgimisё natyrore. Nё vitin 1930 dy antropologё amerikanё duke i cilёsuar pyjet tona nё Prespe si njё “thesar” tё pacmuar qё ka natyra e Goricёs, do tё shpreheshin me adhurim tё vecantё nё ditarёt e shёnimeve studimore se – “Le tё ndodheshin kёto pyje nё ndonjё vend tjetёr tё Evropёs dhe e shikoje sec do tё bёhej me to…Ato janё art i gjallё e panoramё e pazёvendёsueshme…”.Duke kujtuar kёtё vlerёsim me shumё patriotizёm mbetemi nё qendёr tё bukurisё me njё shkёlqim vezullues qё PRESPA vecse e rrit nё relievin e saj mahnitёs ku mali dhe liqeni pёrqafohen fort nё njё dashuri hyjnore gjithnjё e mё tё bukur, pёrzier me ritmet qetёsuese dhe paqen e kёngёs sё zogjve cicёrues.

Legjenda dhe histori bashkё, tё verteta tё krijuara, realitet dhe fantazi, janё gёrshetuar kurdoherё nё Prespёn tonё buzё liqenit… Kёtu kanё mbretёruar mbretёr, kanё udhёhequr kolonelё tё lartё dhe luftёtarё tё zotё, kanё luftuar trima tё rrallё, kanё shkёlqyer bukuroshe tё lindura dhe tё rritura mes natyrёs sё ёmbёl,mes kёtyre pamjeve mahnitёse tё vizatuara nga dora e Zotit. Prespa ёshtё mahnitja dhe magjia vetё…Edhe Migjeni i madh ёshtё larё nё ujёrat e Prespёs. Duke u freskuar e duke u larё nё pastёrtinё liqenore, ai e ndiente veten jo mё nxёnёs tё seminarit sllav, por njё njeri tё lirё me mendime tё lira, poet qё e frymёzonte natyra e bukur e kёsaj zone aq mahnitёse. Gjithashtu shkrimtari PETRO MARKO, i impresionuar nga bukuritё e Prespёs buzё liqenit, brenda njё jave ndёrtoi kёtu njё roman qindrafaqёsh, por qё fatkeqёsisht mbeti i pabotuar, se i humbi gjatё luftёs italo – greke.Pёr kёtё vend ai u shpreh se “ Prespa ёshtё njё ultёsirё gjigande e ndjenjёs sё shenjtё nё shpirtё ”.

About Post Author