Spasse Thanasi:Kronikë historike e përgjakur !….


Kronikë historike e përgjakur !….
⦁ Kosova, vullkan i zjarrtë i Ballkanit, dritë e Evropës dhe “tokë e zjarrtë” e shqiptarëve… Një hapesirë e gjerë në kulturën tonë kombëtare, një “oaz” shpirtëror ku shëmbellen shqiptarizma e pastër dhe me dinjitet !….

…………………………………..NGA SPASSE THANASI

Ashtu si nё ngjarjen teatrale “Hёna prej letre”, njё dramё e Mehmet Krajёs, kronika historike nё jetёn kosovare nё 26 vjetёt e fundit ngjante si njё “liri” butoforike. Kosova, cepi tragjik i Evropёs ku bota e madhe ka burgosur paqen, ёndrrёn, dashurinё e lirisё, ngjan si njё shpirtё i plagosur , njё shpirtё qё lёngon nё udhёkryqin e madh ku ka ngecur historia…A thua se aktorёt politikё s’mund tё luajnё mё tutje ? A thua se Fusha ёshtё e minuar ? … Nё kryqёzorin e madh historik kanё kaluar Marse tё hidhura, stinё tё pёrgjakura, tё vrara tё pёrgjakura dhe gjithnjё pa hapёsira fundore. “Kapitujt” e rёndё tragjik tё ngjarjeve kanё ndodhur pёrherё nё tё njёjtin muaj, nё Marsin e pёrgjakur kosovar. Shenjat fyese e poshtёruese nё skenografinё e kohёs ngjajnё si “shtylla turpi” nё kujtesёn e gjallё tё vetёdijes kombёtare…
Pikёrisht, nё sfondin pa durim “Kosova nё udhёkryq” ADEM DEMACI do tё thoshte i dёshpёruar : – “ Evropa ka harruar dhe nuk mendon mё pёr qarqet kombёtare nё mёnyrёn klasike si mendojmё ne, por mendon qё kombet tё bashkohen nёn njё bashkёsi evropiane. Mipёro, nё rradhё tё parё, ne duhet tё jemi njё komb i bashkuar, pastaj tё hyjmё nё Bashkimin Evropian si njё fuqi origjinale pёr tё cilёn ka nevojё Evropa, ka nevojё Bota…” ( Gazeta “DRITA”, 4 Dhjetor 2005 ).

ADEM DEMACI : “ Pёr sa kohё do tё vonojё pavarёsia e Kosovёs ?…”
Qё nga koha e madhe letrare e FISHTES, kur me pendёn e tij satirike nё faqet e “Lahutёs sё Malcisё” stigmatizonte Carin ( Krajlin) e Moskovit, kanё kaluar tashmё 100 vjet. Epopeja shqiptare nё konfliktin e ashpёr me fqinjёt sllavё ( konflikt ballkanik) nuk ka mbaruar ende edhe nё shekullin e 21-te tё mijёvjecarit tё ri. Pas vitit 1912 mbetёn jashtё kufijve tё shtetit shqiptar hapёsirat e Kosovёs etnike. Pas vitit 1981 e deri nё vitin 2008 u pengua cuditёrisht statusi i Kosovёs dhe pavarёsia e popullsisё shqiptare diku nё Ballkan. Dhe nё castin kur plani i keq Ishinger (ambasadorit gjerman) shёnoi pikёn e mbushjes sё kupёs, pёr tё shprehur njё kundёrshtim tё njёzёshёm dhe zyrtar, KATOVICA do tё thoshte : -“ E dashur Prishtinё, shqipja ka edhe fjalёn “Jo”. ( Gazeta Shqiptare, 28.10.2007, fq.21 )

SIRI SULEJMANI : “Bisedime pёrballё varreve masive”
Deklerata e hapur e Presidentit amerikan nё Tiranё pёr pavarёsinё e Kosovёs e ka ngritur çёshtjen e zgjidhjes sё saj nё shkallёn e parё tё politikёs, diplomacisё dhe gjeopolitikёs botёrore. Tashti cilido politikan, analist, gazetar apo qytetar i thjeshtё qё jeton me rrjedhёn e ngjarjeve, shtron pyetjen nga dita nё ditё se çfarё do tё ndodhё, cila do tё jetё zgjidhja e fatit tё Kosovёs…
Pёrkundёr qendrimit tё arsyeshёm historikisht amerikan, ka dalё kreu i Rusisё, i cili pёr tё mos e thёnё hapur se nuk do tё lёshojё nga sqetulla vёllanё sllavё nga Beogradi, hedh nё tavolinёn politike kryesisht dy arsyetime : “ dhёnia e pavarёsisё pёr Kosovёn do tё krijojё precedent tё rrezikshёm, pasi do tё nxisё kёrkesёn tё kombeve tё tjera tё vegjёl pёr shkёputje !…”
Arsyetimi i dytё i krerёve tё Moskёs ёshtё rezoluta e OKB-sё 1244. Sё pari kjo rezolutё nuk ёshtё njё nen deciziv i njё “kushtetute botёrore” qё mund tё pёrbёnte vёshtirёsi ndryshimi i saj. Ёshtё njё rezolutё e nxjerrё si rezultat i njё trysnie mbi delegacionin shqiptar tё Kosovёs nё Rambuje, nё atё kohё qё shumё diplomat nga Amerika, Evropa dhe Rusia venin e vinin nё Beograd pёr t’iu lutur Milloshevicit pёr paqe nё Kosovё. Gjithё Bota e di se ç’ndodhi mё pas . U desh sulmi tremujor i forcave tё NATO-s, u deshёn mijёra viktima kosovare e pse jo edhe qytetarё dhe ushtarё tё mjerё sёrb pёr t’u tёrhequr Miloshevici. Pёrse i duhet Moskёs njё rezolutё e cila mban tё ndezur destabilizimin nё rajonin e Ballkanit ?…Thuajse qesharake duket kёrkesa pёr t’iu kthyer negociatave Prishtinё-Beograd !. Pёrse do negociojnё dy pёrfaqёsuesit tё cilёt nё bisedimet e para tё gjata nuk dhanё asnjё rezultat, nuk arritёn asnjё marёveshje ?…E ç’mund tё merren vesh dy kundёrshtarё njёri liri-humbёs kurse tjetri liri-marrёs ?…Kosovarёt e kanё paguar me gjak e sakrifica lirinё, pёrse duhen “mirkuptuar” palёt pёr peshёn e gjakut tё derdhur, apo pёr tmerrin e varrezave masive ?…Pёrball tragjedive tё Kosovёs ka vetёm njё cёshtje pёr tё cilёn mund tё bisedohet : Beogradi tё tregoj se ku ndodhen rreth 3000 shqiptarё tё Kosovёs tё zhdukur, familjet e tё cilёve i presin nga dita nё ditё me njё ankth qё nuk i dihet fundi….”
( Gazeta “ NDRYSHE”, datё 3 Korrik 2007 )

P A Q E E P Ё R G J A K S H M E
“ 25 ditё nё Ditarin e Rexhep Qoses
pёr Konferencёn ndёrkombёtare
pёr Kosovёn nё Rambuje….”

Kёmbёngulja pёr mbajtjen e shёnimeve i detyrohet bindjes me tё cilёn ai u nis pёr nё Rambuje…( Konferenca Ndёrkombёtare pёr Kosovёn ishte ngjarja mё e madhe politike e historike pёr popullin shqiptar, ngjarja mё vendimtare nё historinё e Kosovёs prej Konferencёs sё Ambasadorёve nё Londёr mё 1912 – 1913 )

⦁ DORЁZANЁ ME TЁ FORTЁ S’KA PASUR KUSH
( E Enjte, 18 Mars 1999)

Mё nё fund erdhi kjo ditё : dita e nёnshkrimit tё Marёveshjes pёr paqe e vetёvendosje nё Kosovё…
Dita nuk ёshtё shumё solemne, ёshtё e vrenjtur, me shtёllunga resh qё i ngroh shpejt njё erё e fortё qё fryn prej veriut…As shumica e anёtarёve tё Delegacionit nuk kanё disponimin solemn, nuk e dinё c’ka do t’i cojnё krejt Kosovёs. ..
Njё ёshtё Marёveshja e nёnshkruar dhe tjetёr ёshtё e drejta !
Njё ёshtё Marёveshja e nёnshkruar dhe tjetёr janё dёshirat !
Marёveshjet e nёnshkruara jo rrallё kanё mbetur vetёm pergamena tё nёnshkruara !
C’ёshtё e vёrteta dorёzanёt i kemi shumё tё fortё…E dorёzane kemi SHBA dhe Bashkimin Evropian:Britaninё e Madhe, Gjermaninё, Francёn.
Dorёzanё mё tё fortё se ç’ka pala shqiptare sot, nuk ka pasur asnjёherё njё palё tjetёr gjatё historisё…
Kjo ёshtё njё dhuratё e Zotit .
Kjo ёshtё njё dhuratё e Zotit n.q.s nuk e nderojmё fjalёn.
Ata qё s’janё nё gjendje tё çmojnё si duhet kёtё dorёzani, ata nuk kuptojnё ç’ka ngjarё nё Ballkan gjatё 150 vjetёve tё shkuara dhe nuk do tё jenё nё gjendje tё kuptojnё as ç’ka mund tё ngjasё nё Kosovё gjatё 150 vjetёve tё ardhёshme…

S’E DI NJERIU : ЁSHTЁ MЁ KEQ TЁ VONOHESH A TЁ NXITOSH !…

Vazhdoj shёnimet nё ketё Ditar.
S’dёgjoj zёra nё sallё dhe mendoj se jam vetёm. Kur gris kokёn e shoh felimё, agoninё nё anёn tjetёr tё sallёs : lexon njё gazetё.
⦁ “ Nuk e di Zotin, pёr kokё tё fjalёs !
Tё mbytem nё det
a tё barjamcurrem nё male…”

“ LUMI I IKJES” NE KOSOVE
Nje gjerdan i gjate luftrash, varresh dhe gjaku të derdhur për
liri, ky “amfiteatër” i hapur i shekujve në trojet e Kosovës…

Qytete e fshatra tё Shqipёrisё mbajnё ende nё vemendje (si dicka tё paharruar) plagёt e dhimbjeve e tё shpresёs tё vitit 1999 pёr popullsinё kosovare qё vёrshoi nё Qafё Prush dhe Kukёs.
Nuk ishin vetёm “karvan lotёsh” , por edhe “ gjurmё gjaku” pёr liri dhe pavarёsi !…
Nё vitin 1999, kur kosovarёt kishin gjetur strehё nё Tiranё e nё tё gjithё Shqiperinё, DHIMITER XHUVANI, si çdo shkrimtar tjetёr takohej çdo ditё me ta, dhe mblidhte motive pёr tё shkruar pёr njё nga dramat mё tё dhimshme tё shekullit tё 20-te.
Tё gjithё tregimet ai i pёrmblodhi nё librin “ Nёse Zoti i hedh sytё mbi Kosovё” ku mё tё spikaturat janё tregimet “ Dhimbja e Nenёs”, “Djepi” dhe “ Gjaku i bardhё”.

               “DHIMBJA  E KOSOVЁS”.

ROLAND TASHO : Me ekspozitёn fotografike
26 fotografi bardh e zi tё formatit 50 x 60 me temё “tragjedia kosovare” pёrcollёn pёrmes artit ekzistencёn kombёtare tё njё populli. Nё celuloidin e mjeshtrit Roland Tasho ёshtё fiksuar gjurma e “dimensionit tё dhembjes” qё nga fёmija e deri te plaku. Ai ёshtё tashmё njё ndёr fotografёt mё nё zё nё Shqipёri, me rreth 40 ekspozita tё hapura nё njё hark kohor prej 15 vjetёsh. Ёshtё fitues i çmimeve kombёtare dhe ndёrkombёtare. Tani ёshtё pasuёs i fotografisё historike, dokumentare dhe artistike tё Marubit.
Me temёn e madhe tё Kosovёs Roland Tasho fiksoi mrekullueshёm njё pjesё tё historisё sё tragjedisё sё kombit shqiptar. Pёrmes portreteve lexohet qartё ankthi, dhimbja dhe revolta e njё populli tё vuajtur. Fytyrat e fёmijёve dhe sytё e tyre janё aq tragjike dhe tё pafajshme njёkohёsisht. Fёmijёt janё si ёngjej dhe pёrmes fotove portretet e tyre duket sikur belbёzojnё pёr mё shumё mirёsi dhe dashuri ndaj tyre. Pёrmes portretit tё plakut i cili nё njё kornizё mban fotografitё e familjes, pasqyrohet e gjithё jeta e tij…Po tё shohёsh sytё e njerёzve ka shumё jetё, dhe kёto pёrbёjnё fare mirё njё “lajm” pёr faqet e para tё gazetave dhe revistave…

168 artistё nё koncertin e madh : “Kosova, djep lirie !”

Poetёt Gjok Beci e Agim Doci dhe kompozitori Edmond Zhulali, ngritёn me vargje kёngёsh “monumentin e lirisё” sё Kosovёs. Nё panteonin e madh tё ndjenjёs patriotike shqiptare 168 artistё organizuan nё Tiranё nё vitin 2008 koncertin e madh : “Kosova, djep lirie !” dhe pёrfshiu si manifestё kulturor gjithё trevat shqiptare deri nё diasporё.
Leonora Jakupi pёrcolli emocione tё forta me kompozimin fantastik tё Edmond Zhulalit me himnin e kёngёs kushtuar luftёs sё Kosovёs.Kёngёtarja vinte pas njё tragjedie familjare, ku iu vra babai i saj Qazim Jakupi diku nё malёsi, por me zjarrin e zemrёs ajo kёndoi me ndjenjё e dashuri, duke mposhtur dhimbjen :
⦁ “ Mos ma prekni Drenicёn
Se kam tё gjallё Azem Galicёn…”

Kёnga u bё e famshme. 5,300,000 fёmijё e mёsuan dhe e kёndonin kudo kёngёn e Leonora Jakupit, aq forcё e dashuri dha kjo kёngё e çiftit artistik shqiptar Doci – Zhulali…
Edhe kёnga “Jam shqiptar” kёnduar nga Manjola Nallbani e Kastriot Tusha ngjalli shumё krenari.

DRAMЁ E SHKRUAR NЁ MIJЁRA ZEMRA
Njё zё plot dinjitet, qё ngjitet nё granitin e jetёs njerёzore dhe nё tallazet e ditёve , ku fati derdhet si dallgё nё erё…
Nё kёto reshta provoj njё shpresё tё kёndshme tё njё vajze shqiptare nё “qiellin e luftёs” dhe nё “copёzat e lirisё”, qё u bёnё njё mozaik i bukur pёr Kosovёn…Nё ketё prelud jete ajo qendroi si shqiptare !.
Nё dramёn e gazetares patriote RAJMONA MALECKA ka aq shumё tmerre dhe burgje, ashtu sikurse mbijetoi nёpёr kohё njё “ekzistencё e mrekullueshme” historike. Poetja dhe shkrimtarja e vecantё, e bukur dhe trime, ёshtё tamam si ai timbre muzikor dhe himni interesant qё shfaqin rezistencё deri nё imtёsitё mё tё vogla. Ajo gjithmonё “udhёton” nё heshtje me “kohё tё vdekura”, me bllokun e shёnimeve si njё “Sherri” original, me kёngёn autentike celur mbi dhimbje me vargje poezish tё shkruara nёpёr plumba. Prandaj ёshtё folur nё kujtesёn e luftёtarёve tё Kosovёs pёr ketё vajzё qё “kapёrceu” ylberin qysh nё muajt e parё tё luftёs clirimtare. Dhe ky “yll i rrallё” qendron i bukur mbi ylberin dhe ne e quajmё me dashamirёsi e simpati “poezi e artё e dhimbjes njerёzore”. Njё poezi plot “tronditje” shpirti qё i dha mundёsinё shpirtёrore pёr tё shkuar nёpёr gjurmёt e “gjakut tё shenjtё” si njё Everest lirie !…
Zbukurime tё tjera mё shumё se kaq vёshtirё tё gjenden, se ditёt mё tё vёshtira tё poetes e shkrimtares Malecka janё pikёrisht ditёt e luftёs nё Kosovё ku “gjaku i shtrenjtё” i lirisё dhe “dhimbja e pasosur” e thirrёn atё si “gazetare e poete nё front”. Kёsaj trimёreshe nga Tirana s’mund t’i shtosh asgjё mё tepёr se vargjet e poezisё “qiell lufte” kur thotё :
Rrugё tё kallura nё flakё
Shpresa tё kallura nё fjalё
Enden me perin e Ariandёs…”

Apo dhe “lutja e kёsaj luftёtareje”, qё jehon si shenjtёri nё cdo anё :
Lirinё falmё, o Zot
Kosovёs t’i jap aromё buke
Bekim e shenjtёrim jete !…”

Nuk ka mё bukur se kjo fisnikёri. Drama e njё njeriu me dinjitet duhet shkruar nё mijёra zemra, qё ta lexojnё tё gjithё, ashtu sic ёshtё sot me librat e saj Rajmonda Malecka, si njё zё qё ngjitet nё granitin e jetёs njerёzore dhe nё tallazet e ditёve ku fati derdhet si dallgё nё erё. Kujtojmё se gazetarja Malecka, luftёtare e disa njёsiteve nё clirimin e Kosovёs, Preshevёs e Maqedonisё, ёshtё dёnuar me 5 vjet burg nga drejtёsia maqedonase nёn akuzёn e “terrorizimit” se kishte pёrmbushur detyrёn e saj si gazetare. Dёshmia e saj ka mbetur heroike dhe e papёrsёritur nga askush. Kudo qё shkonte si reportere apo dhe nё operacione luftimi, ajo krahas detyrёs si luftёtare, fiksonte nё aparatin fotografik ngjarje e ndodhi, shkruante nё bllokun e shёnimeve fragmente nga kjo luftё heroike. Me penё e pushkё, si njё “rilindase” e vёrtetё, ajo krijoi lavdinё nё atё realitet lirie shumё tё dёshiruar nё Kosovё. Pёr kёto vrulle me “kёngё automatiku” janё edhe vargjet e bukura poetike :
“ Po ti qёnke e çuditshme
Zbret nga qielli nё tokё !…
Sikur je njё fije bari
Pa asnjё kurorё mbi kokё !..

“ UNЁ BIJA E PRISHTINЁS, NЁ LUFTЁN E KOSOVЁS !….”
⦁ Intervistё e datёs 2 Qershor 2009 nё Tiranё me Shyhrete Gosalci.
Lufta e Kosovёs, me kalvarin tronditёs tё jetёs nё udhёkryqe tё pafund atё Mars tё vitit 1999, ka historinё e vetё dhe ёshtё shkruar si njё kronikё historike e pёrgjakur.
S.Thanasi : Si morrёt pjesё nё luftёn e UCK-sё ?
Shyhrete Gosalci : Kam qёnё nё luftёn e UCK-sё bashkё me dy vёllezёr dhe njё motёr. Ishte njё periudhё mbresёlёnёse dhe e ndritur nё historinё tonё tё re, tё jetёs tonё, por edhe tё krejt kombit shqiptar…Si aktiviste dhe luftёtare e Kosovёs unё luftova pёrkrah burrave nё njёsinё e skifterёve “ Bija” ku bёheshin rreth 400 veta.
S.Thanasi : Cfarё kujtoni nga koha luftarake nё frontin e
Kosovёs ?
Shyhrete Gosalci : Nё vitin 1989 kam qёnё nxёnёse dhe gjatё kohёs sё demostratave masive morra pjesё nё organizimet e shumta nё Prishtinё qё udhёhiqeshin nga Afrim Zhita, i cili ёshtё vrarё mё 2 Nёntor 1989 sё bashku me Bari Fazlliu. Nё atё kohё u bё edhe lёvizja e minatorёve si edhe lёvizja e studentёve dhe kёshtu u pёrfshiva nё lёvizjen popullore qё mё 1993 u formua Lёvizja Kombёtare pёr Clirimin e Kosovёs (LKCK). Atёhere ne si tё rinj organizuam njerёz mё me pёrvojё nё organizatat tona dhe formuam guerilen e Prishtinёs qё u quajt “ Bija”, njёsi e skifterёve. Aty u organizuan shumё djem dhe vajza, mё tё mirёt e kohёs nga e gjithё Prishtina.
Jetova njё kohё luftarake me pёrmasa jetike, me shtrirje gjithёpopullore nё Kosovё. Nga ky front dola mё e pjekur, mё kёmbёngulёse nё dёshirat e mia, mё patriote pёr ventin tim. Nuk thonё kot qё “lufta tё pjek si nё furrё”. Kjo gjё ngjau vertetё me mua, me personalitetin tim.
S. Thanasi : Cili ishte roli juaj nё ketё njёsi luftarake ?
Shyhrete Gosalci : Kam qёnё ndёr 7 eprorёt e njёsisё guerila nё zonёn operative tё Llapit ku general ishte Rustem Mustafa. Komandant kishim Adem Shehun nga Tirana.
Unё ruaj mjaftё kujtime nga ajo kohё. Ne u bёmё njё grup tё rinjsh, gati 13 veta dhe udhёtuam nga malёsia e Hotit ku gjithё rrugёn e bёmё nё kёmbё. Kaluam gjithё atё rrugё dhe dolёm nё Tropojё nё territorin e Shqipёrisё nё vitin 1997. Ne arritёm nё Tiranё sepse kishin takime me shokё pёr armatime, njё nevojё e domosdoshme pёr tё armatosur tё gjithё ata guerilas qё ishin tё organizuar nё Prishtinё.
S. Thanasi :Si e pritёt lirinё e Kosovёs pas mbarimit tё luftёs ?
Shyhrete Gosalci : Isha mjaftё e gёzuar. Isha krenare qё unё bija e Prishtinёs isha nё luftёn e Kosovёs. Nuk ka epitet mё tё madh pёr ngazёllimin tim dhe ndjenjёn e rinisё. Vecse tani duhej stabilizuar gjendja e gjithё Kosovёs dhe duhej fituar pavarёsia. Kjo ishte cёshtja e parё pas luftёs.Dhe unё nuk e harrova angazhimin. Flet vetё puna qё kam berё deri tani.
S.Thanasi : Cili ka qёnё momenti mё i vёshtirё gjatё luftёs
sё Kosovёs ?
Shyhrete Gosalci : Momenti mё i vёshtirё pёr mua ka qёnё kur kemi hyrё nё Malsinё e Hotit tё Malit tё Zi duke kaluar gjithё ato bjeshkё, gjithё ato male tё Shqipёrisё ku unё i shikoja pёr herё tё parё dhe mё befasuan si e re nё atё kohё. Ne kaluam bashkё me shokёt male me 2000 m lartёsi ku kishte shumё dёborё dhe kishte shpate tё tmerrshme. Ishte vёrtetё njё rrugё e mundimshme dhe kur kemi mbёrritur nё Tropojё pash tokёn e Shqipёrisё dhe ndjeva krenari, mё iku gjithё lodhja…

JETE E SHKRUAR MBI BALADE…
Ekziston nje legjende, sikur kjo treve te hapte gojen…do te
fliste permes gjakut, permes luleve te bozhurit e lulekuqeve
qe kane mbire nga gjaku i trimave kosovare ne cdo skaj te
vendit…

Jeta ёshtё duel, njё duel i çuditshёm qё gjithmonё ёshtё i pakuptuar. Jeta ёshtё si njё tunel….i thellё dhe i errёt, nё fundin e tё cilit duket pak dritё…
“ Kush tё vodhi qetёsinё tёnde, Kosovё
e tё plagosi gjer nё palcё…”

Ne librin me poezi “ DIALOG ME KOSOVEN”, nga VENHARE DERVARI nga PRIZRENI qё vjen si njё gjuhё e luftёs me dualitet tё çuditshёm, me masa shtrёnguese, me armiqёsi e vёshtirёsi pёr tu kuptuar, gjejmë muzën e poetes sё re që buron ujёvarё ndjenjash në çdo çast të kujtimeve :
“ Me veprёn e Jasharёve
Legjenda ёshtё shkruar
Nёpёr breza pёr tu lexuar
Nё Drenicё ёshtё yll i pashuar !…

“VARGJE PЁR KOSOVЁN”

SABRI HAMITI : “Nesёr do tё çel ditё e
bardhё e Zotit…”

K A P Ё R C I M I
E madhe ёshtё frika e kapёrcimit
Nga gёzimi nё mjerim

E madhe ёshtё dhembja e kapёrcimit
Tё gjethit nga doganё tokё…

E tmershme ёshtё dridhja e kapёrcimit
Tё vashёs nё grua

I madh ёshtё ankthi i kapёrcimit
Nga errёsira nё dritё

I tmershёm ёshtё kapёrcimi
Nga jeta nё pёrjetёsi
Tronditёse ёshtё dashuria e kapёrcimit
Nga jeta nё jetё

Kёtё tronditje e njohin vetёm ata
Qё kanё kapёrcyer tё gjallё…

IKJA E BARBARЁVE
Po ikin barbarёt natёn me frikё nё zemёr
Se kokrra e mendjes iu thotё : jeni tё huaj
Po ikin natёn njё nga njё tё rralluar
Se fara iu zё vec nё fllad e akull…

…Frymё njerёzore nё heshtje rritet jeta
Me shpinё tё kthyer mund tё vritet lugati
Kujtohet njё kohё e humbur mijёvjecare
Nesёr do tё celet ditё e bardhё e Zotit
Ka mbetur tepёr tё bёhet e tё thuhet.
…………………………………………………..
Tani tё flaёs Kosova e lirё
Posi njё hije qё del nё diell
Me njё flamur shpalosur nё qiell
Si drita verbuese nё errёsirё !…

SPASSE THANASI : “ PEME DHIMBJEJE ME
FRUTA LIRIE !”
HIJET E KULLЁS SЁ GURTЁ

Njё mister endet si qilimi i Penelopёs,
Nё portat e gjёra tё kullёs,
Shtrohet panorama e ёndrrave…
Nё periferi tё qytetit Skёnderaj
Pёrshёndet statuja e Bacёs nёn hёnё
Mes bregore luftrash e pamje tё ftohtё
Zgjon rrёnkimet e vjetra tё eposit…
Ngado qё tё kёrkosh moment tё cuditshme
Mbetesh gjithmonё nё hijen e kullave
Nё prehrin e jetёs me shpirtё dhimbjeje…
Me frerёt e kalit tё baladёs, KOSOVE !
Tё shoh me zemrёn copё – copё
Tё njё Nene qё fal…
Me hije luftrash nёpёr kohё
Pemё dhimbjeje qё shkund fruta lirie !.
Je vend malesh,fushё e gjerё rrёfimesh e tragjedi
Me rrugё tё mundimshme e kohё tё mallkuar
Njё fytyrё me shpirtё tё zbukuruar…

NЁ PRISHTINЁ “THYHET” DHIMBJA
Ditё e ftohtё sot,
fantazi e vendosur mbi dhimbje,
qiell gri me bjeshkё tё pёrkulura,
Prizreni shtrin ndjenjёn deri nё Prishtinё.
Flamurin e kombit si emblemё
shtrin mbi prijёsin qё firmosi pavarёsinё !….
Zgjaten dramat e lindura nё shekuj,
akuzat apelojnё pёr rrezik,
izolimit tё gjatё iu tha “ndal”,
KOSOVA morri rrugёn nё fushёn e lirё !….

TOKЁ E LEGJENDAVE LEGJENDARE…
⦁ Kosova nё vargjet e poezisё
Poezia nuk ёshtё xhungёl fjalёsh,
as adresё e panjohur nga koha.
As zbrazёti nё teh tё humnerёs mё tё thellё,
por, gjithnjё panteon i fjalёs !….

Poezia , pronare e miliona njerёzve,
troket zёshёm nё miliardara zemra…
Nis me mirazhe sublime tё jetёs,
udhёton si bohem i bukurisё sё Botёs !…

BILAL XHAFERRI projektoi rrёnjёt mё tё lashta,
plotёsoi me poezinё njё Kosovё tё gjallё e tё bukur
Krijoi ёndrrёn e tij tё vёrtetё,
dashurinё fuqishёm e solli nё vargje !…

ESAD MEKULI me vargjet e poezisё,
solli emocionet e hapura e caste tё pashprehura
-“ Sa gjёra nuk pate, sa ende nuk ke
Por do t’i kesh, punishte e madhe je !…”

AZEM SHKRELI gjakimin pёr atdhe e futi nё vargje,
nё unin personal dhe nacional mishёroi ndjenjat
Diskursi i tij poetik njohu dёshirat e heshtura
Njohu ёndrrat, vuajtjet dhe gёzimet!….

ALI PODRIMJA me vullnetin e brendshёm,
vargjet la si testament …
Poeti AGOLLI kёtё poezi e kёndon mё me mall :
“Miqtё t’i shoh dhe dorёn t’u jap e tu hidhem pёrqafe
Se koha ka rrjedhur e malli si dreq mё ka marrё !…”

“E hidhur vjeshtё e kёtij viti…”,…
shkruan fuqishёm ISMAIL KADARE
Dhunёn dhe terrorin nё Kosovё,
i ktheu nё fjalё e dёshmi poetike :
“ Korba tё zes mbi tё ja mbritёn
Hetues, gjykatёs dhe prokurorё !…
.”

Intencёn e kohёs e sjell dhe VISAR ZHITI,
me poezinё “ Si shkohet nё Kosovё”
“ Ti kalё i bardhё, Pegasi im
Si shkohet nё Kosovё, tregomё
malli mё ka marrё pa qёnё kurrё !…

Kёshtu rrjedh poezia antologjike,
e fuqishme dhe e rrallё…
Qё ka brenda mall e zjarr
njё zё te larte dashurie!…
QAZIM SHEHU : “ KOSOVA DHE KOSOVARЁT”
Kombi yje ka…Yje tё lirisё jo pak
Sikur njerёzimi i gjithi si ata tё ishte
Sot nuk do tё derdhej njё pikё gjak…
Adem Jasharit
Nёn lisa kur kafshonin predhat qiellin,
u ul si pёr tё pirё njё duhan,
dhe mbeti lis qё diellin,
si cerdhe tё artё e mban.
Fehmi Lladrocit
Njё plumb braktisi gёzhojёn,
pabesia tё gjeti gjoksin
rendёn me vrap sorkadhet
me lotёt tё tё njomin plagёt…
Fehmi Aganit
Zog kosovare nёpёr tym tё zi,
yll qё udhёton pa qetёsi…
Ukshim Hotit
Ka nё jetё shumё dashuri
pёr atdheun ёshtё mё e forta,
se ndrydh dot asnjё qeli,
jeton ajo sa jeton bota.

Kjo dashuri i ngjet diellit nё agim,
qё ndizet, pёrflaket, ndricon,
me tё vetmin pёrjashtim,
lind dhe kurrё s’perёndon…

Bozhuret
Nё fushat e gjera tё Kosovёs
luginё mё luginё nё piskun e vapё,
lulezuan bozhuret nga Iliri i Motit,
pёrkundur me erёn e tehut tё shpatёs…
Pёr ngjyrёn e tyre,
ranё luftёtarёt !…

Kosova
Nga klithmat e lindjes sё saj,
toka krijoi malet,
kodrat,
Po nёpёr klithmat e Kosovёs,
kohrave pa pre,
male mё tё larta u krijuan,
kodra s’ka…
( Botuar nё gazetёn “ REPUBLIKA” datё 16 Janar 2000 )
GANI SKURA : “ Mirse tё gjeta Kosovё !…”
Kur m’u shfaq pёrpara syve
Fush’ e gjerё gjithё bukuri
Si cekan mё rrahu zemra
Gazi im nuk kish kufi.

U pёrkula me respekt
Rash nё gjunjё e putha dhenё
Atё dhe tё larё me gjak
Pёr liri e pёr atdhe.

Mirse tё gjeta ty, Kosovё
Tё cliruar nga Sёrbia
Gazi qё tё shoh tё lirё
M’i shёron plagёt e mia.

Buzё rrugёve varre masive
E mbi to mal kurorat me lule
Shqiponja u bёn roje nderi
Toka dёshmorёt i mban me pekule.

Madhёshtor shfaqet Pashtriku pёrballё
Me re nё majё si plis i bardhё
E poshtё tyre pyjet gjelbёrojnё
Sikur tё gjithё thonё : Mirse keni ardhur !.

Nё fund tё malit qyteti shtrihet
Prizreni i lashtё i Dardanisё
Shtёpi e Lidhjes madhёshtore
Tempulli i shenjtё i gjithё Shqipёrisё.

Bistrica qё pёrmes qytetit can
Flet e dёshmon pёr historinё
Sa herё u skuq ajo me gjak
Tё trimave qё mbronin lirinё.

Dёshmorёt u shfaqёn radhё
Mirseardhjen mё uruan
Tё UCK-sё prej malesh zbritёn
Njё nga njё mё pёrqafuan !…
( Botuar nё gazetёn “ LIBRAZHDI”, Dhjetor 2OOO )
Ne foto : Isak Shema, Spasse Thanasi e Prend Buzhala ne Prishtine, 2010

About Post Author