Spasse Thanasi:Kujtimi për shtëpinë e vjetër


Spasse Thanasi

KUJTIMI PER SHTEPINE E VJETER
Kujtimi im per shtëpinë e vjetër
Vazhdon të rrjedh me jehona lirike
Në fshatin tim me netë yjesh
Me muzgje të kaltërta e fjollë dashurie !….

Shtëpinë e vjetër te prindërve
E futa në poezi
Pamja e saj më zgjon rrëfimin e të kaluarës
Aty ishin sytë e sertë të gjyshërve
Në fytyrën e asaj shtëpie
Gjithmonë buzëqeshja e Nënës
Kur më priste në prag e më përcillte te porta!…

Në shtëpinë tonë të vjetër
Janë ruajtur ëndrrat e mia fëminore
Pasqyrë e shpirtit me bekimin e Nënës
Stoli e rrallë mbi liqenin e ëndrrës !…