Spasse Thanasi:Në Llogara….


Në Llogara….
Ndjehem i habitur në pllajën e pishave të larta në Llogara.Kudo male e maja shkëmbore ku flladi i detit është si një frymë gazmore !..
Mjegulla rrogoniset shpateve gri e kudo ringjallet si në një legjendë “hapësira madhështore” me qiell e det….
Sa i bukur ky Olimp i vërtetë natyror !

…………………………..NGA Spasse Thanasi
NJË CAST NË LLOGARA…

Një çast qendrova dhe në Llogara
Këtu blerimi pastron plagët me ujin e detit
“Pisha flutur” përshëndet udhëtarët
Merr kujtimet dhe i con në horizont !….

Përjetoj shkujdesje të madhe
Në hapësirën përball detit
Llogaraja duket si muzg i humbur maleve
Në triumfin e madh të ëndrrave !…..