
TALLAZITJE PARA SHTËPISË SË VJETËR ….
Kujtimi im per shtëpinë e vjetër
Vazhdon të rrjedh me me dritë
të kristaltë ëndrrash
Me jehonë lirike nëpër natë me yje
Muzgje të kaltërta e veshin
atë me fjollë dashurie !….
Shtëpinë e vjetër te prindërve
E futa në poezi
Pamja e saj mbetet rrëfimi i një të kaluare
Aty ishin sytë e sertë të gjyshërve…
Në fytyrën e asaj shtëpie
Gjithmonë buzëqeshja e Nënës
Kur më priste në prag e më përcillte te porta
Malli në largësi u bë zjarr në shpirtë !…
Në shtëpinë tonë të vjetër
Janë ruajtur ëndrrat e mia fëminore
Nga shkolla e parë fillore në kodër
Deri te ikja larg mes udhësh pafund
kujtim i rrallë mbi liqenin e ëndrrës !…