Spasse Thanas:Saranda,oazi i kaltër ku yjet “treten” mbi Jon…


Reportazh nga SPASSE THANAS


Cdo vizitor e turist gjen në Sarandë proverbin klasik të jetës: “ Diell – Det – Dashuri !”.Një postulatë jetësor e artistik ky, që të shfaqet njëherësh në të gjitha pamjet e ambjentet buzë detit…Saranda tashmë është“mbretëresha”e turizmit shqiptar dhe destinacioni më i zgjedhur i turistëve të huaj nga shumë vende, që vizitojnë këtë kënd jugor,shumë të bukur e të kaltër,bashkë me Kasamilin e Butrintin.
Shpirti i poetëve është gjithmonë brilant nën ritmin e valëve dhe mozaikun e ngjyrave :
Moj princeshë në brigje Joni
Në agimet dritëlara
Ja, këtu ka nisur zoti
Bukuritë që kaSaranda.

Bota e madhe pa kufinj
Me kështjella, gurë e male
Këtu dielli bën krushqinë 
Me ullinj e portokalle.

Një qytet detar me arkeologji antike që të befason me fantazinë poetike në Limanin e Peshkatarëve, mbi Kalanë e Lëkurësit, në lagjet e vjetra me shkallare, në shëtitoren kryesore buzë detit. Në cdo detajë të tyre gjen një histori, një ngjarje, një dashuri të vjetër, një miqësi plot sinqeritet, një legjendë a gjojëdhënë të të parëve në këto troje, ndaj dhe shkrimet e poezitë për Sarandën janë të shumta nga shumë gazetarë e shkrimtarë që e duan dhe e vizitojnë këtë qytet bregdetar.Mbresat kanë qënë të fuqishme nga Drita Lushi, Agron Mema, Fitim Caushi, Mihal Gjergji, Agim Bajrami, Jorgos Hronos(grek),Pëllumb Gorica apo dhe Olivera Docevska(Maqedoni),etj,…Shtëpia Botuese“Milosao” me botues AgimMato ka botuar në italisht dhe shqip Antologjinë Poetike“Na bashkoi një det”(2017) me pjesëmarrjen e 12 poetëve italianë dhe 12 poetëve shqiptarë.
Në magjinë e kaltër të Jonit, natyra ka krijuar kufijë të hapur deti me panorama të mrekullueshm nëpër ujërat e kristalta dhe plazhet e shumta…Monumenti arkeologjik me një dekor shumëngjyrësh në qendër të Sarandës të con fantazinë në pasurinë e ngjyrave dhe vizatimeve të bazilikës shumëshekullore dhe të përball me “dashurinë sinagogë”.Janë zbuluar 11 Sinagoga në Europë, por Sinagoga hebreje e Sarandës është më e bukura, më e realizuara dhe më e mirëmbajtura. Frymëzimi i këtij simboli domethënës ka nxitur shkrimtarin Fitim Caushi të shkruaj librin e tij artistik me titull: “Dashuri në Sinagogë”. Ai jep të dhëna mbi këtë objekt arkeologjik unikal në Shqipëri dhe shpjegon përmbajtjen dhe motivet e Mozaikut si simboli pemës së jetës në traditën paleokristiane.Arkitektë dhe piktorë të guximshëm i kanë dhënë udhë mendimit për mrekullitë e panjohura në natyrë dhe sjellin ndjesinë e kuriozitetit për destinacionet e dëshirueshme në brigjet e Jonit me risi joshëse dhe të pashtershme në shpirtë. Si kartolinë me detin, Saranda shndrit ne diell me nuancat e harlisjes së thellë të ujërave të kaltërta dhe freskinë e brigjeve. Në hapësirat e Sarandës bukuria është e pafund dhe në përsosmërinë e qytetit arrijnë kulmin arti i arkitekturës,natyra e së bukurës,romantika poetike e brigjeve me histori të largëta,shkëlqimi i histories dhe formimit të emrit me shumë të fshehta…Akoma mbeten dithëruese emocionet e poetit Bilal Xhaferri kur shkruante për qytetin e vetë, një gji i vogël me jetë të madhe në jug.Një ledhatim bujar i shpirtit të poetit për Sarandën e tij të vogël.Nën palmat e Parkut të qytetit ai merrte frymëzim e mbushej plot me ndjenja artistike. Vargjet e tij ishin si buqeta në ujërat e kaltërta, të qelqta e të qeta në Jon…
Poetë të tjerë me vlagë të këtij qyteti i ngrenë “kult” Sarandës bukuroshe me det të paanë. Ata kanë krijuar“Unionin e poetëve jonian” ku bashkojnë të gjithë zërat njerëzor, të gjithë zemrat e krijuesve me fjalë të zjarrtë. Gazeta“Nacional”ka botuar krijimet e poezitë nga bregdeti jonian dhe ka vecuar herë pas here peizazhe turistike nga qyteti i Sarandës dhe Ksamilit.Portreti i tyre artistik është një dashuri e madhe e punës dhe e jetës.
Vetullbardha buzë deti
Ç’dorë ,moj, të ka ujdisur?
Me gjithë yjet q ka qielli
Ballin-o ta kanë stolisur.

Dhe kur dhëmbë ti nxjerr dimri
Dhe tufanet vijnë te dera
Ti vjen pranë si trëndafili
Celur- në tre pranvera…
Janë vargje që poeti Fuat Memeli i shkruan nga Bostoni i Amerikës dhe i përsëritëm në ketë reportazh për shkëlqimin e tyre diellor në stinët e Sarandës.
Rreth 180 njerëz të huaj janë sot banorë të Sarandës bregdetare. Kanë filluar të vijnë këtu që nga viti 2000 dhe përbëjnë një “bërthamë” qytetarie shumë domethënese për komunitetin e Jugut. Njeri është Marjan Trajkovski nga Kumanova e Maqedonisë, që është bizmesmenë dhe krijues. Ai administron dy Barë – Restorante buzë detit, por më i pëlqyeri nga turistët e huaj është“LAPETITE”, një ambjent kreativ e mahnitës që të mbush shpirtin me bukuri e dashuri deti.

Me fjalën e magjishme hyjnore, me shpërthimet e bukurisë e të dashurisë, SARANDA quhet“qyteti me 40shenjtorë”. Këtu janë mbledhur si në një ‘kryqëzor” Perënditë me shpalosjen e fantazisë dhe bukurisë së shenjtë njerëzore. Deti Jon si një “oaz kaltërsie” këmben tërë krenari vështrimet e të dashuruarve. Butrinti i lashtë bashkohet me Kalanë e Lëkurësit në një dominim interesant në natyrë dhe mbi detin. Gjurmët e antikitetit të lashtë ruhen të gdhendura mbi shkëmbinjtë që shkumbëzohen nga valët !…
Kudo udhët e bregut zgjaten pa kufi. E thotë bukur me vargje poeti Bledi Budo :
⦁ Zhurmë e ëmbël e një deti krenar
Që nga koha e ilirëve e deri sot
Më ngjason me heronjtë legjendarë
Që këtë tokë e kanë larë me lotë !…

Këtu bashkohet toka me qiellin
Mali me fushën, burimet me lumenjtë
Lumenjtë me detet, detet me liqenet
Gjithcka një shenjtëri !…
Edhe pse heterogjene, Saranda ruan qytetërimin e hijshëm të banorëve të vetë. Kurbatët e Përmetit janë grupi i parë që formoi qytetin e vjetër. Pastaj erdhën nga Piluri, Labëria, Camëria e minoriteti grek. U bë një komunitet epiglot, me shumë tradita e kultura që do ti shkonte përshtat thyerjes mëngjezore të detit. Mbahet mend se edhe Naim Frashëri (poeti i famshëm) ka punuar si doganier në Sarandë. Edhe Mentor Xhemali ( këngëtari patriot) ka punuar si punëtor ngarkim – shkarkimi në Port.
Këtu rrjedha njerëzore kalon në zhurmën e dallgëve melankolike, e bukura e dheut qendron e përjetshme në legjendën e të dashuruarve më të ndrojtur. Nuk ka asnjë qytet tjetër në botë si kjo copëz e Ballkanit, që formon gjiri i vogël i Sarandës në jug të Shqipërisë, përmes valëve, kaltërsisë dhe shpërthimit të bukurisë që shkëlqen si dielli !….
Duke bashkuar shpirtin me detin ku guaskat e lëmuara nga valët ngjajnë si shkronja në gurët që flasin, e mbyll këtë reportazh me vargjet e shpirtit që kaltërohet njësoj me kthjelltësinë detare :
⦁ Brigjet në gji
Qyteti përkëdhelet me valët
“Limani i peshkatarëve” si lot’ margaritar
I jep dashuri në cdo hapësirë…

Qyteti me “dashuri në sinagogë”
Më trazon ndjenjën me zjarr të shenjtë
Në brigjet ku dielli puth detin
Pemës së jetës i jep dritën e mozaikut !…