Spiro Gjikondi: dy fjalë për autorin dhe:”Historiku i shkolles Qeparoit nga Janko Pali

Si ish nxenes i shkolles shtate – e me pas tete – vjecare te Qeparoit, shpesh here kthej koken pas, ( mbase ngaqe mosha ben punen e saj!) dhe sjell neper mend kujtime te atyre viteve qe kane mbetur te gjalla ne filtrin e kohes.
Shkolla e Qeparoit…! Dy ndertesa dy-kateshe prane njera tjetres; njera teper e vjeter, ne ngjyre grit e erret dhe tjetra me e re, ne ngjyre oker. Te dyja te orientuara nga jugu, me dritare te medha e plot drite. Ne hyrje te saj nje porte harkore, si gjithe portat harkore te fshatit, me gur te skalitur, e stilit te hershem romanik. Pastaj disa shkalle te gurta, gjithashtu harkore, perpara te cilave ishte sheshi i rrjeshtimit; dy akacie ne krahun e majte, dy mana ne krahun e djathte; nje pale shkalle te tjera qe te zbrisnin ne oborrin rrethor, me dy pisha te buta bregdetare net e dy krahet; rrapi i zgavruar ne mes te oborrit, ndersa kembanorja e larte, kater kateshe, nje ndertim i persosur monumental, me kubene e hirte ne maje, ( ashtu sic ish dhe jo sic u shytua me vone…!)
Vijne ndermend te gjitha, me hollesirat me te medha. Shoqet e shoket e klases; tridhjetegjashte ne klasen e pare; trembedhjete ne klasen e shtate; tre Petrot, ( Sava, Aleksi e Kosta ), Spartaku, (Gerrua- sic i thoshnim!), Filipi, ( Ah! Filipi s’eshte me. U nda shpejt nga kjo jete per ten a lene pas kujtimet dhe dhimbjen per te!); pastaj Pavllua, Pinjoja, Ranua, Fotina, Kulla, ( Mexhitja- sic e therriste mesues Jankua!) dhe Madalena, ( apo Lalia – sic e therrisnim ne!)… C’ngjyre i kishte Lalia kordelet fjongo qe i lidhte ne anen e djathte te kokes? Te bardha, te kuqe apo trendafili…?!
Permenda pak, vetem nje brez nxenesish, vetem ata me te cilet kaluam shtate vjet bashke; here duke luajtur, here duke thurrur endra e here duke kopiua detyrat e shtepise nga fletoret e njeri tjetrit… Por jane njeqindetridhjete breza te tille; njeqindetridhjete breza femijesh; qindra e mijra djem e vajza te fshatit qe moren arsimin dhe edukaten e pare shkollore ne klasat e saj; te kesaj shkolle qe ka edhe ajo historikun e saj e qe ngerthen, diku me shume e diku me pak, nje pjese te histories e te jetes sone; ate histori qe eshte object I ketij libri, te shkruar me dashuri nga mesuesi yne i paharuar, Janko Pali.
Mesues Jankua, mesuesi i Pale, Mesuesi i Merituar Janko Pali, perben nje nga ata njerez te rralle qe lene gjurme ne kohe e qe te mbeten gjate gjithe jetes ne kujtese si model I persosmerise, si shembull i virtutit, si figura te kompletuara ne fushen e dijes e te kultures, pas te cileve kerkon te shkosh e ne gjurmet e te cileve kerkon te shkelesh.
E konsideroj fat te madh qe kam qene nje nga nxenesit e tij te shumte; fat qe e kam patur mesues, qe e kam njohur nga afer e te skalit ne ndergjegjen time vlerat e pacmuara qe ai rezatonte.; fat qe te gdhend ne karakterin tim ato tipare qe ai perpiqej me perkushtim te formonte tek nxenesit e tij; fat qe ne endrat e mia feminore te ngulit thelle ne shpirt nje figure-ideal, e cila do te me shoqeronte ne cdo hap te jetes.
Janko Pali sherbeu ne fushen e arsimit per gati tridhjetepese vjet, porn e pjesen me te madhe te kesaj kohe, ai iu perkushtua shkolles se Qeparoit dhe edukimit te femijeve te fshatit.
Gjate atyre viteve qe isha nxenes, ai na jepte Histori, Arithmetike-Algjeber, dhe Muzike. Historia e tij ishte nje mori ngjarjesh dramatike te se kaluares qe pershkonte filtrin e tij te analizes drejt konkluzioneve – ide qe te nguliten thelle ne mend. Arithme- tika dhe algjebra e tij ishin celesa per te zgjidhur tere problemet e jetes. Ndersa Muzika e tij ishte nje mbrujtje e shpirtit me vlerat me te cmuara te tradites. Ai vinte ne klasen e muzikes me mandolinen e tij te pandare, tingujt e se ciles e benin shpirtin tone feminor te kendonte. Shpesh here na nxirrte ne oborr te shkolles dhe na mesonte te hidhnim valle; valle trimerie te kenduar ne polifoni, me tekste luftarake e patriotike dhe me plastike te prere burrerore; me levizje qe e benin edhe token te dridhej, e neve na burreronin…
Gjate tere ekzistences se shkolles se Qeparoit permenden shume mesues, nje pjese e te cileve kane mbetur vetem si emra, ndersa nje pjese, per meritat e tyre, kujtohen me gjere edhe sot; por janko Pali perben figuren me unike, me te cilen lidhet kjo histori njeqindetridhjete vjecare. Figura e tij ishte qendrore, pavaresisht se kush ishte zyrtarisht drejtori I shkolles, apo drejtoret e shkolles. Ai qendronte kurdohere me lart se trupi pedagogjik, dhe trupi pedagogjik perbehej nga mesues qe dikur kishin qene edhe ata nxenes te tij… Ajo qe e bente ate nje mesues te vertete ishte poliedriciteti I tij. I paisur me dituri te shumta ai kishte mundesine te te mesonte; I paisur me karakter te forte te mbeshtetur ne bindje te qendrueshme e ne kulturen e gjere kishte forcen te te edukonte; I paisur me dhuntite e artistit, te muzikantit e te letrarit krijues, ai arrinte te depertonte thelle ne shpirtrat njerezore e te shnderrohej ne force vepruese ne formimin e tyre.
E kujtoj perhere… Floket e tij gri, pak te gjata e te shkrifeta qe ndaheshin vetvetiu ne mes te kokes; fytyren e tij te paster, te kuqeremte e gjithe shendet; faqet e tij pak te varura; zerin e tij kumbonjes; te qeshuren qe dukej se dilte nga thellesia e qenies se tij… Nuk e haroj canten e tij prej meshini ngjyre bezhe ne kafe, teper e perdorur, perhere plot me libra e revista, te cilen nuk e ndante kurre nga vehtja… Nuk haroj ecjen e tij te ngadalte, ate ecjen e drejte e te prere, me hap te rende e te sigurte, kur kalonte neper rruget e kalldremta te Qeparoit, kur dilte ne Qafe ku mblidheshin burrat pas punes e te dielave te pushimit, apo kur bente shetitjen e tij te zakoneshme ne Udhen e Re, apo drejt Orotoit…
Nuk e teperoj aspak duke thene se ai ishte i vetmi qe mund te shkruante e ten a linte te shkruar kete histori te plote te shkolles qe tani e kemi ne duar. Per shume vite ai ndoqi hap pas hapi zgjerimin dhe perparimin e saj; te programeve, te klasave e te nxenesve qe dolen nga kjo shkolle. I paisur, sic thashe, me interesa shume me te gjera se sa ato te mesimit e te mesimdhenies, ne cilesine e historianit, duke rremihur e shfrytezuar kujtesen dhe tregimet e me te moshuarve, ai hyri thelle ne vite, per te perskicuar rrugen me se shekullore te shkolles; madje jo vetem te shkolles si institucion por edhe te mesimit e te te mesuarit, per aq sa kishte mbetur ende e gjalle ne kujtesen e brezave te shkuar. Jane disa momente ne liber qe merren me parahistorine e shkolles, qe behen objekt i ketij veshtrimi historic, ne ato vite kur mesimi behej nga prifti I fshatit, papa Nika, ne hajatin apo ne kafazin e kishes, perpara vitit 1878 kur u ndertua shkolla si godine me vete e si institucion i mirefillte arsimor.
“Historia e shkolles se Qeparoit” eshte I treti ne rradhen e librave teketij autori te botuara, krahas “Historise se Qeparoit” dhe monografise se artistit, krijuesit e kengetarit te shquar te kenges himariote, Neco Mukos.
“Historia e shkolles…” eshte nga librat e rralle te ketij lloji qe sheh driten e botimit. Natyrisht, ne sistemin e pergjithshem arsimor te vendit, shkolla e Qeparoit ze vertet nje vend fare te vogel, por historiku I saj, edhe pse ne pjesen me te madhe te tij perkon me historine e pergjitheshme te shkolles e te arsimit shqip, perseri ka brenda edhe te vecanten e te paperseriteshmen qe meritojne te evidentohen. Me te vecantat qe sjell ky liber eshte nje pasurim per historiografine shqiptare dhe pikerisht per kete mendoj se do te terheqe vemendjen dhe interesimin, jo vetem te brezave te shumte te nxenesve qe kaluan neper ato banga e klasa, po edhe te studiuesve e historianeve qe gjurmojne ne lashtesi e qe perpiqen te japin te plote rrugen neper te cilen eci arsimi ne Shqiperi.
Janko Pali e ka pare historine e shkolles te pandare nga historia e fshatit, madje ne lidhje te ngushte me te. Ai e ndjek ate hap pas hapi, ne rruge kronologjike, qe nga viti 1878, kur u ngrit shkolla se pari, e deri ne ditet ton, apo me sakte, deri ne kohen kur u shkrua ky liber. Ndonese e periodizon ate ne disa periudha, dy jane ato qe te ngjallin me teper interes, periudha nga 1878 deri ne vitin 1921, periudhe kjo kur mesimi behej ne gjuhen greke, dhe periudha tjeter nga viti 1921 deri ne ditet tona, kur perparimi eshte I dukshem e net e cilen u materializua mesimi ne gjuhen ametare shqip.
Na hartimin e ketij veshtrimi te pergjithshem historic jane te kuptueshme veshtiresite e panumurta qe kane dale perpara autorit e qe duhen mbajtur ne konsiderate per vlerat e librit. Mungesa e nje dokumentacioni te mirefillte, te dokumentave arkivale te shkruara ne kohe, perben nje nga ato veshtiresi serioze qe reflektohen edhe ne kete histori, veshtiresi per te cilat autori eshte I vetedijshem, e te cilat perpiqet ti zevendesoje me materialin gojor te grumbulluar prej me te moshuarve e me kujtesen e tij qe eshte per tu admiruar. Ne kete kuptim mbase do te dukej me vend te kerkonim qe ne faqet e ketij libri te kishte aty ketu edhe ndonje facsimile, madj edhe fotografi per breza te ndryshem nxenesish e mesuesish, te cilat do ta pasuronin ate se tepermi. Porn e nuk kemi te drejte ti kerkojme autorit ate qe ai nuk e beri apo qe nuk arriti ta bente, per shkak te veshtiresive objective te kohes. Eshte me se kuptimplote fakti qe ky liber u shkrua dy here, per shkak se varianti I pare humbi pa nam e nishan, apo qe shume dokumenta te shkolles u asgjesuan, per arsye te pajustifikueshme, perpara se te shkruhej ky historik… Vlera e vertete e ketij libri qendron ne ate se, per here te pare, kemi te shtruar trasene e rruges se gjate historike te shkolles, me ecjet dhe ngecjet e saj. U takon historianeve te tjere, te cilet, te mbeshtetur ne kete pershkrim e me mundesi me te medha per te rremihur ne dokumente te kohes, ta pasurojne ate me tej.
Ka mjaft teza dhe ide ne kete liber, te cilat perbejne tem ate hapura diskutimesh e qe mund te behen objekte te verteta kumtesash shkencore, per nje analize e argumentim me te thelluar ne zbardhjen e te vertetave te medha historike. Fakti qe kjo shkolle u ngrit, sic pohon autori, me porosi te dhespotit te Gjirokastres, ne vitet 70-te te shekullit 19, qe mesimi fillimisht behej ne gjuhen greke, e qe shkolla per 43 vjet u financua nga fondet e K. Zhapos, meriton nje vemendje te vecante. Prej tij lindin edhe nje sere pyetjesh, pergjigja e te cilave do ti sherbente jo vetem analizes se te kaluares, por edhe sqarimit te problemeve te sotme me te cilat perballet krahina e Himares. Pse, p.sh. ishte ishte I interesuar dhespoti I Gjirokastres qe te hapej nje shkolle greqisht ne Qeparo ne vitet 70-te, pikerisht ne valen e perpjekjeve te Shqiperise per liri e pavaresi kombetare? Cila eshte e verteta e fondit te K> Zhapos qe iu dha kesaj shkolle per 43 vjet me radhe, dhe pse ky fond nderpritet ne vitin 1921, pikerisht ate vit kur shkolla pushon se qeni greke e kur mesimi fillon te behet shqip? Keto pyetje duan nje pergjigje te plote e perfundimtare per te menjanuar cdo keqkuptim e cdo shtremberim qe mund tiu behet te vertetave historike. Merita e autorit eshte pikerisht ne shtruarjen e tyre…
Pa dashur te bej nje analize te librit por vetem nje parathenie te thjeshte per percjelljen e ketij botimi, shpreh bindjen se ai do te mirepritet nga lexuesit dhe studiuesit e mirefillte qe dine te cmojne e te qemtojnevlerat e verteta te nje libri. Po ashtu perfitoj nga rasti te pershendes e te pergezoj perpjekjet e admirueshme e plot perkushtim te mikut tim Petraq Pali, per evidentimin shkalle-shkalle te gjithe trashegimise se madhe qe ka lene pas babai I tij, mesuesi yne I paharuar, Mesuesi I merituar Janko Pali, duke synuar ne publikimin e tyre te plote…
Spiro Gjikondi
Neë York, maj 2008