Sprovë kohe-Rudina Muharremi Beja


Rudina Muharremi Beja

Çapitem mbi toka t’ egra

shkëmbinj e thepa.

Ndalem…

Mendoj…

Brishtësitë fsheh magmave t’ fjetura

Stuhitë e shpirtit në limfa t’ heshtura,

tek pres të rritem

pa menduar kurrë të ndaloj…

A nuk është vallë një sprovë koha,

tek flet për madhështinë e stinëve,

thatësirë, rrebeshe, shi,

dëborë, breshër e stuhi,

Të gjitha bimën a s’e bëjnë më të fortë

tek diellin sheh përtej frikës

e ndërkohë zgjedh;

Çfarë arome të lë nga pas,

asfaltit shkelur kaq shkujdesshëm…?!