S’ta kisha njohur inatin-Kristo Çipa


( Poezi me motive trishtimi dimëror))

Mos e vish për gunë, natën!

Mos e mpreh inat-sëpatën!

Në ngricë mos e kthe vapën!

Po mërinë e vjetër hapëm!

Zemrën mos plagos!

Mo m’i mba sytë përdhe!

Ballin mos e vish me re!

Thuaj merakun që ke

Je me burrë a je e ve?

Hallin ma llafos!

Frynin erëra të forta

Një të puthur mori gota

Bëri kurth lanete porta

Ndaj dëshirën dot s’ta ngooa.

Durimin mos sos!

Unë dola, ti u zalise

Qeshjen e qartë gremise

Me shikim qiellin grise

Më the:- Fodull pse lëvize?

Trimi vëndin s’loz!

Mos e bën stuhi merakun!

As kalë arratisje, shkakun

Ri brenda, mos kalo pragun!

Se kujt erdhi, ja vë lakun

Mendjen ja marros!

Ika, ika s’të dëgjova

Siç shkon lepuri nga lloha

Gjithë mëritë i ngarkova

Nga thoi në flokë u ftoha.

Ethja u nguros!

S’ta kisha njohur inatin

Si lumi kur shpërthen shtratin

Një herë që s’ta shova mallin

Dogje Vlorën dhe Beratin

Dole në Gramoz!

Kur digjet pylli zgërbonjë

Mbin i ëmbël bari i njomë

Trete mërinë me kollë!

Eja , shpirtin jeshilomë!

Eja ta zbusim Janarin!

Përmbi borë ta ndezim zjarrin!

Mund të jetë një imazh i monument