Stacione të shkretë-Manos Elefteriou


STACIONE TË SHKRETË(ΕΡΗΜΟΙ ΣΤΑΘΜΟΙ)

shkretë stacione hekurudhe

Pranë linjash t’ hekurta plot ndryshk

U ngjajnë netëve me vuajtje

Rrugëtimeve të dashurisë..

Stacione shkretuar si këngë

Që s’i këndon më asnjeri

Kostume dhe këpucë të ngushtë

Që një jetë as që i përfill.

Rrinë vagonët poshtë nga strehorja

Stina nuk kanë e as kujtesë

U ngjajnë çarçafash të pagoja

Trupave e shpirtrave mbulesë.

Stacione të shkretuar përmes gjëmbash

Me takime e përcjellje plot

Nga ato xhama të thyer mbaj në mendje

Heshtjen e thellë të fotografosh.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/551 m.e.α.