Stacioni pa  emër-Nga Panajot  Boli


-tregim-

Ilia ishte terë siklet në qytetin e madh. Ishte Athina, qe atij i dukej kaq e madhe , kaq e zhurmshme, kaq  e çuditshme sa nuk e kishte imagjinuar.Ai kishte jetuar në një qytet të vogël, te vendit të tij,pa zhurmë ku gati –gati i njihte të gjithë dhe u thoshte një ‘mirëmengjes’. Kishte një punë shumë të rehatshme në Pallatin e Kulturës. Vështirë e kish me punën e re. Dhe atë ia gjeten shokët  e tij. Pastaj mentalitet tjetër këtu. Vinte nga një vend i izoluar me një sistem tjetër. Atë qe e mundonte më shumë ishte gjuha.Ngelesh si guak në mes të rrugës kur s’di të komunikosh. Duhet t’i pershtatej kësaj jete të re. Por nuk ishte aq  e lehtë. Nuk ishte në moshë të re. Ishte një moshë  kur kthesat i merr me shumë mund.  Duhet të linte prapa ato qe dinte. Se pari duhej ta fillonte nga emri. ‘’E ke të lehtë –i tha një patriot- nga Ilir  në Ilia Keshtu do të kujtojnë për ortodoks dhe do të gjesh punë më kollaj., Duhet të bësh të tilla marifete’’ Dhe  i tregoi  një rast për shokun e tij nga Puka. ..Kishte dalë ai me të tjerët te sheshi OMONIA për punë. Një makinë ndaloi  dhe nxori kokën për të kërkuar dy punëtorë.’Nga je ti?-iu drejtua njerit. ‘’Nga Shen-Saranda’’ Tjetri qe shtyhej nga prapa , e pa qe nuk do ta mirrte dhe i tha’’Edhe unë afendiko..jam nga Shen-Puka’ Greku qeshi dhe i bëri shenjë të hipë edhe ai në makinë

Edhe Ilia kështu bëri. I degjoi keshillat e patriotit. Dhe zuri punë. Në fillim harronte emrin e tij të ri, megjithse e perseriste disa herë në ditë.’’ Ki kujdes Ilia, bëj durim Ilia, mëso gjuhën Ilia…’’ dhe të tjera keshilla i jepte vetës. Një ditë afendikoi i thirri –Ilia! Ai ktheu kokën të shikonte kush ishte ai i treti  qe ai  s’e kishte verejtur  dhe i therriste pronari. Kur e thirri për herë të tretë u hodh përpjetë sikur e pickoi grerëza. U kujtua se ky ishte emri i tij.Tjetri e shikonte me çudi. ‘’Ç’pate Ilia, u shurdhove? Ku të kullot  mendja? Në Shqiperi?’’ Ilia  u skuq  i teri  dhe për të deshmuar se ishte i gatshëm  në porositë e pronarit shtoi shpejt  e shpejt sikur i kishte ngecur në fyt një copë hurmë. ‘’Edho afendiko…ego…qefali allu’’ (Këtu afendiko…unë….koka vend tjetër) Ngaterrësa me e madhe ishte gjuha. Jo se nuk e kuptonte, por e kishte të veshtirë ta shqiptonte, ta fliste. Ngaterrohej dhe mbytej në një lugë ujë. Bela ishte me emrin e stacionit ku ai ndalonte  për në shtepinë qe kish zenë me qera. Se kish një emër të gjatë qe ai s’e shqiptonte dot’’Nekrotafio’’Gjeti zgjidhjen e lehtë. Numëronte , ndalesa e parë, ndalesa e dytë dhe në të tretën zbriste. Aritmetikë e thjeshtë.. Keshtu vazhdonte. Por një mbremje  do ta pesonte.bojaxhiu Ilia. Në stacionin  e Ilisë qe binte sipas aritmetikës se Ilisë, i treti nuk ndaloi. Ai s’e kuptoi . Numëroi tre dhe  vajti të zbres. Në shkallët e urbanit pa një ambjent tjetër, të panjohur. Ngeli për disa sekonda..Bëri prapa  duke penguar një pasagjer tjetër qe e pa me habi. I erdhi turp të pyeste.  Një djersë e ftohtë e mbuloi. Qendroi pas shoferit. Kur arriten në stacionin e fundit  të gjithë pasagjerët zbriten, vetëm Ilia qendronte të vendi pa u tundur.

-Zbrit, i dashur-i foli shoferi

-Jo, stacioni im- filloi të shpjegojë me një greqishte të çalë. E kish humbur fare dhe rrinte si një pulë e lagur.Shoferi e mori për një njeri të droguar në fiillim, pastaj pa sytë  e tij qe ishin si sytë e një zogu të trembur.qe kish humbur folenë e vet. I erdhi keq. Nderkaq qe kish ardhur shoferi qe do të mirrte turnin.

-Unë… ndalesa numër tre..-murmuriti Ilia.Shoferët vrisnin mendjen kush ishte ky stacion numër tre dhe filluan ta pyesnin:

-Mos është…

-Oqi-(Jo)- përgjigjej i deshperuar i shkreti Ilia …është afër.. dhe këtu ndalonte  se s’dinte si ta shpjengonte greqisht.

Shoferët jepnin e merrnin, por agjë. Ahere Ilia u shtri në trotuar  ta bëj’’mesimin më konkret’’

-Qimate…Melina…Papandreu  eci.. dhe bëri si i vdekuri  (Fle …Melina…Papandreu   keshtu..)

–Aaa..stacioni afër varrezave.- tha njeri nga shoferët. I mjeri Ilia u hodh përpjetë nga gëzimi dhe e përqafoi shoferin.

-Bravo file, afto ine (bravo mik, ajo është)

U ngjit në urban.  Ilisë nga  shoku qe i ndodhi , tani i ndriste fytyra., Herë –herë shikonter shoferi mos harron ta ndalojë në stacionin  e tij.Shoferi qe e ndiqte  në pasqyrë i vinte mirë qe tjetrit i vinte fytyra, por me zor mbante të qeshurën me skenën para disa minutash me emigrantin.

-Hajde, mik, zbrit.

I shkreti  Ilia  me terë dashuri e fisnikëri   i tha

-Tungjatjeta

Tungjatjeta-iu përgjigj shofer

Kujtoi se nuk e degjoi . U kthye prapa dhe i tha prapë

-Tungjatjeta

Tungjatjeta-u pergjigj përseri shoferi.

‘’ Po pse tallet?’’ mendoi Ilia dhe i tha  për herë të tretë ‘’Tungjatjeta’

Ahere shoferit iu sos durimi,megjthatë i foli me mirësjellje

-Zbrit i dashur, nuk shikon qe vonon urbanin?

Ilisë iu prish gjithë ai humor i mirë

‘’Unë e falemnderoj për ndihmën qe më dha dhe  ai më tall’’-mëndoi.

Ditën tjetër ia tha pronarit episodin e djeshëm. Qeshi ai

-Ilia, ‘’tungjatjeta’’ nuk do të thotë ‘’falemnderit’’ qe mëndon ti

Ahere filloi të qesh edhe ai me veten e tij.