Stafetë-Fatmir Musai


Fatmir Musai

Barasditë e Barasnatë,

Mrekullisht më vjen në shqip…

Ti më thua Ekuinoks*,

Pa taban të dukesh vip!

Barasdita në shtator

Nis, starton me më pak dritë,

Baraznatës at’ kurorë

Ia heq marsi tej në pritë!

Që të dyja barazim,

Mesi i artë – filozofi…

Gjuhës sonë të shenjtëruar

Si ikonë falju ti!

*ekuinoks- çast kur rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit, nata e dita janë barazim, nga 12 orë!

Barasditë e Barasnatë,

Mrekullisht më vjen në shqip…

Ti më thua Ekuinoks*,

Pa taban të dukesh vip!