Statuja e lirisë një “grua” e fuqishme joshëse-Nexhbedin Basha


Poezi nga poeti Nexhbedin Basha

STATUJA E LIRISË NJË “GRUA” E FUQISHME JOSHËSE.

-Kushtuar 4 korrikut 1776, Ditës së Shpalljes të Pavarsisë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës-

Si një fëmijë lindi dielli i Lirisë,

Retë e bardha çanë qiellin blu në Amerikë,

Statuja e Lirisë, një perendeshë e bukurisë,

Si “këmbanë”, tingëllon kjo fjalë në univers.

“Këmbana e lirisë”, “këmbana e lirisë”…!

Si një vullkan oshëtiu në Olimp.

Me 4 korrik 1776, u firmësua Shpallja e Pavarësisë,

Firmëtarët shkruan në ditar historinë.

Ajo nuk ish firmë, ish vetëtimë dashurie,

Që shkëlqeu si drita e hënës në qiellin pa re,

Ajo mban vulën e Kushtetutës të fjalës së lirë,

Në Librin e Bardhë shkruhen ëndrat e kombit shtet…

Ajo lindi si femijë që burrërohet ndër vite,

Se ëndrra e kahershme nuk mbeti në sirtar,

U mboll në Univers si pemë gjeneologjike.

Si perendeshë u ngjit në piedestal.

Statuja e Lirisë, një “grua e fiqishme” joshëse,

Në tempullin e dijes lindi si teatër,

Si pishtar i demokracisë mbeti dhe për emigracionin,

Rreze drite lëshon në çdo vatër.

Ajo më ngjan me mrekullitë e botës së lashtë e moderne,

Aroma e luleve të saj, ka shijen e kopshteve të Babilonisë,

Si një femijë “mëkohet” të rritet shëndetshëm,

Si etalion ruhet në memorjen e historisë.

Jeton në liri Shqipja dy krenare,

Falj teje o perendesha Amerikë,

Sot më shumë se kurrë ndjehemi të lirë në këto troje,

Si shqiponja, si shqiponja në fluturim.

Nëna Shqipëri Amerikën ka gdhendur në art,

Si xhvahir ruan kontributin e saj në shekuj,

Falenderimet vijnë dhe nga Heroi ynë Kombëtar në varr,

Për USA, USA-n që e mbajti besën.

VJESHTA, STINË MAGJEPSE!

Vjeshta, një stinë që të magjeps,

Në vargjet e poetit sjell frymëzim,

Gjethet në fluturim me pemët luajnë tango,

Si një rilindje ajo vjen në shpirtin tim.

Këtë vit trokiti e brishtë…

E pritëm të na vij me diell,

Në vallëzimin e pemëve ndjehet oksigjeni,

Kërcitja fëshfëritëse, muzikë apo trill…

Si një puhiz e lehtë ajo fëshfërinë,

Erërat dhe murlanet ia vodhën aromën,

Si një mysafir na fton për reflektim,

Vjeshta është stinë e shpirtit, sjell zahirenë e jehonën…

Më gjethet krijohet tapet në tokën e gjelbërt,

Natyra na mëson artin e ndryshimit,

Peisazhi mbuluar me ngjyrë ari,

Më ngjan me bukuritë në fshatin e lindjes.

Trishtimi dhe melankloi fshehin thesarin,

Se vjeshta në vehtëvehtë është një thesar,

Si bleta punëtore të mbledhim farërat e së nesërmes,

Që të marrim prodhim me bollëk të mbarë.

Ajo vjen si një rilindje, mirësi e premtim,

Mbuluar me ngjyra ari antistres.

Në simfoni me fëshfërimë ere si kungim,

Si bleta punëtore bujku ujemet mbledh.

29 tetor 2021

QESHNI, QESHNI…!

-Satirë-

Qeshni, qeshni, o të marrë,

Qeshni, qeshni sa të doni,

Se në zgrip të greminës jeni,

Si qiri do digjeni sa t’bini nga posti.

Qeshni, qeshni, hani e pini,

Qeshni, qeshni e këndoni,

Në llum vetën keni zhytur,

Për hir të babëzisë rroni!

Qeshni, qeshni e gajasi,

Bëni qejf nëpër buzuqe,

E në hasshi në hundëleshë,

Do këndoni si qyqja e kuqe.

Qeshni, qeshni në Parlament,

Qeshni qeshni e bëni lloqe,

S’do jëtë larg dita e fundit tuaj,

Vullkani shpërthyes do ju bëj kashtë e koqe.

Sa shumë paskam shkruar për qeshjen,

Së pas qeshjes vjen përqeshja,

Orteku popullor bishë bëhet..

Lidhur deng besa e kureshtja.

Jeni bërë për t’ua qarë hallin,

Pasurinë s’dini ku e keni

Nëpër banka a ofshorë,

Ruajeni mos ua përmjer qeni!

S’do keni vrimë ku me u fut,.

Qeshni, qeshni, kur është për të qeshur,

Mos harroni magjet bosh,

Së ata kanë për t’ua ngjeshur.

Qeshni, qeshni në diell e shi,

Qeshni, qeshni më të vobektët

Se pas reve dielli do lind,

S’mund ta mbyllni në ofshore jetën…

KËNGA E POETIT

VARGJE KURUA…

Hej! Sa gravura ka ky truall,

Si thesare të çmuara rrinë,

Vargje… vargje mirë kuruar,

Si hëna me rreze në lëndinë…

Hej! Sa shumë këngë ka galaktika,

Tokës mjaltë, poeti i ka kënduar,

Nëpër telat e çiftelisë flashkur,

Vargje eposi kanë lartësuar.

Hej! Sa shumë këngë ka dashnia,

Nën hijen e lisit tuj kuvenduar,

I ruan siç ruan nusja prikat,

Vargjet ngjyrë ari zbukuruar…

Hej! Sa shumë pena janë thyer,

Ku valzon hijshëm pikmenti,

Kënga e shqipes n’zjarr t’barotit

Vargjet vijnë si valë deti.

Hej! Me këngë mbushet ky thesar,

Vargjet kanë ngjyrat e ylberit…

Këngët e poetit rrjedhin si ujvarë,

Pena e tij n’vargje… rreze dielli.

NË DEJE RRJEDH GJAK ARBËRI…

Në prushin e zemrës sime Nëntorë lirie,

Gdhendur me germa të arta në vargje poeti,

Në emblemën e shqipes rrjedh gjak arbërie,

Si lule bjeshke aroma ngjiz mes veti.

Nëntorët përflakur nga bëmat me klithmë kushtrimi,

Ku shpata dhe pushka rrinë për karshi,

Si shkreptimë shkruar me penë degë ulliri,

Ngjeshur pas flamurit dyshkabë në rrugën e lirisë.

Ngjyej penën të shkruaj në vargje kuruar,

Me gjakun arbnor të Ditëlindjes Shqiptare,

28 Nëntori i Gjergjit, Ismailit dhe 29 Nëntori i Çlirimit,

Vargun e nis, me të vjeshtës fruta thesare.

Nën hijen e rrapëve lidhur opingat e mia,

Me vargjet flas u vjen era baltë…

Nëntorët mbeten në palcën e zemrës sime,

Era e barutit ndjehet që nga larg.

Vargjet që shkruaj me gjakun që pikon,

Apel dhe për fëmijët e palindur,

Dritëhijet dhe rrëzëllimet rreken kancelarive perëndimore,

Në endërime ka akoma vija të kuqe të kufijve.

Nëntorët vikasin ruani amanetet,

Se prushi e dielli djegin dhe në suferinë,

Mos bini preh e “provokaciove”…

Ngjeshuni rreth flamurit që rrënkon çdo ditë.

Shqipja me dy krenja fluturon në qiellin e kaltërt,

Në vegim të poetit skenarët në zjarr.

Në Shqipërinë etnike lëngon dheu artë,

Amanet vargjet hyjnore të Himnit të Flamurit, larë me gjak.