Stavri Mina


VAJZAT E FSHATIT

Ato vrapojnë të lehta si flutura
Mes rrugës me pluhur të fshatit,
Ato janë të lehta si ajri,
Si ujët kristal të kataraktit.

Dhe futen ato në fushat e gjelbra
Ndër grurore mbledhin të vjelat,
E në të përflakur të horizontit
Kthehen plot gaz në qendër të fshatit.

Spille, 1970
Botuar më 1971, në gazetën “Adriatiku”, Durrës.

About Post Author