Stavri Mina:Triptik në tri kohë


Stavri Mina

Në shtëpinë e fëmijërisë kisha një ëndërr
Të shihja shtëpinë e një shkrimtari.
U ngjita në qafën e malit të fshatit
Dhe pashë atje shtëpinë e shkrimtarit.

Në qytetin e rinisë e kisha një mall,
Të shihja prej vërteti një shkrimtar.
Erdha në kryeqytetin e vendit tim
Dhe pashë këtu shkrimtarin e madh.

Kisha një ëndërr, një mall të madh,
Të pinja kafe me një shkrimtar.
Dhe kjo ndodhi aq shumë vonë,
Kur kisha lexuar shumë shkrimtarë.

Tiranë, tetor 2021


About Post Author