Stavros Kujoumtzis:Qënke e bukur porsi mëkati-Shqipëroi: Lefter Shomo


STAVROS KUJOUMTZIS
QËNKE E BUKUR PORSI MËKATI

(ΕΙΣΑΙ ΩΡΑΙΑ ΣΑΝ ΑΜΑΡΤΙΑ)

Shpesh mbrëmjeve vonë të vij nga lagjja
Ku çdo lëvizjen tënde imtas e vrojtoj
Duke e pirë më përpin hidhtas cigarja
Gjersa të shoh me plot nxitim se për ku shkon.

Qënke e bukur porsi mëkati
Unë një djal lagjjar çunak
Me mospërfillje, përsëlarti
Mos më vështro kur të kaloj pranë.

Të vij tek ti , të bisedoj, s’ e marr guximin
Ndjej trak të madh, tronditem porsa të shikoj
Në trupin tënd aq ëngjëllor të bëj shfletimin
Ku brenda faqeve të tij jetën mësoj.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/ 430 st.k.α.

About Post Author