S’të le të ftohesh-Vaso Papaj


(Motrës që mungon prej kohësh)

S’të le të ftohesh, shpirti im.

Do të mbuloj me ëndrra plot.

Të ngroh me frymë e dashuri,

Se nuk u ndamë kurrë në këtë botë.

Së bashku mbushëm mijëra vjet.

Të rend kjo kohë si tren ekspres.

Bashkë do jemi dhe në tjetrën jetë,

Si mike e parë më jep qëndresë.

Orë pafund, si dallgë dimërore,

Të pamëshirëshme si sy kujtese.

Në shpirt të ndjej erë pranverore,

Ma davarit çdo smog harrese.

Se të kam shpirt të shpirtit tim.

Me ty vetmia s’ka për t’më vdekur.

Kurrë s’do më shohin në mallëngjim,

Dhe kurrë, të nisem pa buzëqeshur.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe fëmijë