Stefan Basko:Rrugicat e artistëve!


Stefan Basko

Rrugicat e artistëve!

Ne rrugët e bukura , ku shtëpitë i japin dorën njëra tjetrës,ku komshinjtë shkëmbejnë kafetë e mëngjesit,dhe te rejat e dites,u

linden, e u rriten ,shume artiste qe i dhanë Vlorës emër e kulture si Drita Pelingu( Kripa),Liza Laska, Myqerem e Luan Ferra,Dola Sarreta,EfterpiLacka Timo Fllaka,Fabit Beqiri,Lame Fandi,Dhionis Qirxidhi e më te rinjtë Vait Kuci e Thanas Qirxidhi !!

Por po aty, ne një rrugice te Vrenezit, te qytetit te Vlorës kaloi pak vite te feminisë, një djalosh i

gjalle e i shkathet ,familja e te cilit ne moshën 5 vjeçare transferohet ne Tirane!

Pa mbushur 13 vjeç ,talenti i tij tërheq vëmendjen e balet maestrin Panajot Kanaci…dhe

Jani Kosta Gjergji behet pjesëtari me i ti i Ansamblit te ushtrisë i TOB…me plot suksese ne interpretimin e valleve Ruse,Bullgare,..Hungareze ,Rumune e tjera.

Ne vitin 1961 transferohet ne Vlore dhe ne shtepinë e vjetër te Pionierit ,afër shtëpisë se Dhori Stratit e Niko Sotes ,behet mësuesi i pare i valltareve si Cane Myrto, Gjon Batalli,Paraskevi.Kola..( Paci e Estrades)Kadri Sharres….e me vone i Dhori Pashajt, Afrim Agalliut,Besnik Aliajt,

.Barjamit ,Hysenit,Gezimit ,e me te rinjve Magdalenes,Marjanes,.Mimozes..,e tjerë.

.Midis atyre qe punuan gjate me Prof.Janin ,Dhori Pashaj tregon se ai ishte një edukator i shkëlqyer e profesionist i zoti!

Ai gjithmonë kërkonte qe ne grup te vinin te rinj ,te cilët i merrte kryesisht nga shkolla Ali Demi! Si muzikant( baterist ) ai ndihmoi shume dhe orkestrën e shtëpisë kulturës Vlore!

Si koreograf,me grupin e valleve mbajti peshën kryesore ne operetat Drite e Këngë si dhe ne Tabllon tjetër muzikore Heroinat e Lesterit,!!

Unë do ta njihja ne vitin 67, kujton Pirro Koka kur ai ishte xhezbandist i estradës se Vlorës,dhe bashkëpunimi me te do te arrinte kulmin kur ne me Ansamblin e Nartës, fituam flamurin ne takimin kombëtar te ansambleve te kooperativave bujqësore…me udhëheqës Artistik Prof.

Liu Monen,koreograf Jani Kosta,Rregjizor Pirro Sava dhe fizarmonicist Pirro Koka!

Pasioni i tij ishte krijimi i valleve te reja dhe një kryevepër e punës e fantazisë se tij ishte vallja koreografike” Uji i Kavalones”.Po ne këtë kohe ne grupin e Nartës shpërthen dhe një talent tjetër; Kleopatra Skarco!

I detyrohem shume këtij artisti ,thotë Afrim Agalliu!

Ai me dha drejtim,me beri artist…Formimi im si valltar,me ndihmoi shume nga ana plastike per tu bere aktor! Prof.Jani me rriti ,me formoi dhe edukoi si artist dhe i jam shume mirënjohës!

Një nga realizimet e bukura te asaj kohe ishte tabloja tjeter ‘ O flamur Gjak o flamur shkabe’ dhe ku shkelqyen dhe valltaret Ollga Kosta( e shoqja e Janit) ,Pandora Gjeci..,Parashkevi Kola(!( Paci) ,Gjon Batalli,Kadri Sharra…Cane Myrto e me pas vijnë ,

Luan Hasani,Iliriana Hasa, Dafina Broka,Gezim.Mersini ,Guri Gjeci, Ilir Leli…Natasha Koleci,Hysen Asqeriu..

Ne çdo premiere estrade( kater ne vite).kishte 2 numra koreografike!Ansambli Laberia ka padyshim dhe vulen e mjeshtrit Jani Kosta kujton një tjetër artist Vasil Cuni!

Ky ansambël ka bere një paraqitje te shkëlqyer dhe jashtë vendit e vitet e fundit dhe me ansamblin ” Bilbili te Sejmen Gjokolit!! ,vec se përballoi koncerte te shumta ne rast festash te ndryshme! Kontributi i tij qe me fëmijët e kopshteve ,shkollave entjera ishte i madh!Prof.Vasil Cuni thote, se ai ishte nga te paret koreograf qe punoj dhe levroj ne skene materialet koreografike burimore dhe te kultivuara,duke evidentuar ne to vlera reale sipas zonave e krahinave e ne saj te punës se tij grupet e valleve te burrave Vranishtit,Dukatit ,e tjera patën gjithmonë suksese!

Ai edukoi një brez te tere valltaresh ,qe i dhanë Vlorës koncerte te cilat do te kujtohen me mall e nostalgji!

I urojme Prof.Janit jete te gjate ne 84 vjetorin e lindjes!

Fotografite pati mirësinë te mi dërgojë një nga valltaret me te mire te Qytetit z

Dhori Pashaj,dhe e falënderoj shume!